Puna jonë

Në gjysmën e dytë të viteve të 90-ta, filloi të marrë formë një ide, e që ishte nevoja urgjente për themelimin e një institucioni ombrellë që në mënyrë proaktive dhe me dedikim të plotë do të angazhohej për ta nxitur zhvillimin e shoqërisë civile. Përkundër sfidave të shumta, një grup i përkushtuar intelektualësh/esh dhe aktivistësh/esh punuan pareshtur për ta çuar përpara këtë ide. Ëndrra e tyre u bë realitet pas konferencës së donatorëve në Suedi në qershor të vitit 1998, duke kulmuar me themelimin e Qendrës për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (CeDeCis) në Prishtinë në tetor të vitit 1998. Ky institucion më vonë do të shndërrohej në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), e që zyrtarisht do të regjistrohej në dhjetor 1999.

Gjatë këtyre 25 viteve, jemi angazhuar për krijimin dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike pjesëmarrëse dhe është bërë organizatë udhëheqëse në mbështetjen e zhvillimit të shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë. Kemi kontribuar ndjeshëm në politikëbërje të bazuar në dëshmi, kemi zgjeruar hapësirën qytetare, kemi promovuar kampionët e demokracisë, kemi mbështetur financiarisht mbi 750 nisma qytetare me mbi 30 milion euro, si dhe i kemi ngritur njohuritë dhe shkathtësitë e aktivistëve/eve të shoqërisë civile në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor përmes më shumë se 1,100 sesioneve trajnuese.

Në periudhën 2024-2028 punojmë në qëllimin strategjik për një angazhim kuptimplotë dhe të qëndrueshëm të shoqërisë civile, për t’i kontribuar vizionit tonë për ta parë Kosovën si një vend të begatë, gjithëpërfshirës dhe me shoqëri demokratike, si dhe me proces të përparuar të integrimit në BE. Këtë e bëjmë duke u angazhuar që shoqëria civile të ketë qasje të përshtatshme në burime financiare diverse, së bashku me kapacitete të domosdoshme për t’i shfrytëzuar si duhet ato burime financiare, si dhe për ta ndërtuar angazhimin e shoqërisë civile mbi një bazë përkrahje të fuqishme dhe legjitime e që është e rrënjosur në marrëdhënie të vazhdueshme dhe të vërteta me qytetarë, në emër të të cilëve ose për interes të të cilëve ky angazhim edhe ndodh. Po ashtu, vazhdojmë të angazhohemi për të krijuar parakushtet që lidhen me një ambient mundësues për shoqërinë civile, respektivisht që shoqëria civile të ketë mundësi dhe të inkurajohet për të vepruar lirshëm dhe për t’i përdorur të drejtat demokratike për t’u angazhuar në procese publike.

Arritjet Kryesore

Tregimet e suksesit

Të tjerët për ne!

Ekipi

Dren Puka

Dren Puka

Kontakt: dren.puka@kcsfoundation.org

Dren Puka është Drejtor Ekzekutiv në KCSF me afro 20 vite përvojë në fushën e hulumtimit, avokimit dhe zhvillimit të politikave publike pjesëmarrëse. Ai është pjesë e KCSF-së për më shumë se një dekadë, ku ka shërbyer në role kyçe udhëheqëse, përfshirë së fundmi si Drejtor për Hulumtim, Avokim dhe Ngritje të Kapaciteteve.

Ekspertiza e tij lidhet ngushtë me dizajnimin e modeleve empirike dhe teorike të analizës dhe hulumtimit, zhvillimin dhe realizimin e hulumtimeve që synojnë të prodhojnë argumente dhe evidence për krijim të politikave publike përmes pjesëmarrjes qytetare. Përveç kësaj, Dreni ka përvojë të dëshmuar në lidership dhe menaxhim, duke udhëhequr ekipe dhe procese komplekse në kontekste të ndryshimit dhe zhvillimit organizativ. Duke punuar me shumë organizata dhe duke marrë pjesë në iniciativat kyçe të politikave të lidhura me zhvillimin e shoqërisë civile, puna e Drenit është e fokusuar posaçërisht në krijimin e një mjedisi që synon të theksojë grupet dhe zërat e ndryshëm dhe të margjinalizuar për të formuar një sferë publike refleksive dhe gjithëpërfshirëse.

Ka përfunduar studimet e magjistraturës në Politika të Edukimit dhe Lidership, me specializim në Metoda të Hulumtimit në Universitetin e Rochesterit (SHBA).

Edona Krasniqi

Edona Krasniqi

Kontakt: edona.krasniqi@kcsfoundation.org

Edona Krasniqi është me KCSF-në tash e 7 vite dhe aktualisht është Drejtoreshë e Departamentit të Ri-Grantimeve. Ajo ka më shumë se 15 vjet përvojë pune të kombinuar në institucione joqeveritare, akademike dhe private. Ajo ka punuar si studiuese dhe vlerësuese në organizata vendore dhe ndërkombëtare dhe është autore e punimeve mbi çështje arismore dhe shoqërinë civile. Ajo ka përfunduar studimet Master në Ekonomi, e specializuar në Ekonomi dhe Politikë nga Universiteti i Freiburgut. Ajo gjithashtu ka studiuar dhe është diplomuar në drejtimin Menaxhment dhe Politika Publike në Universitetin Amerikan në Kosovë dhe po ashtu është ka një certifikatë të diplomuar në Politikë Arsimore nga Universiteti Georgetown. Interesat e saj janë në ekonominë politike dhe sillen rreth eksplorimit të kryqëzimit midis sistemeve ekonomike, pabarazisë socio-ekonomike, pjesëmarrjes qytetare dhe krizës urgjente ekologjike të kohës sonë.

Rron Zajmi

Rron Zajmi

Ahmet Rushiti

Ahmet Rushiti

Kontakt: ahmet.rushiti@kcsfoundation.org

Ahmet Rushiti ka më shumë se 16 vjet përvojë pune në organizata ndërkombëtare dhe vendore që promovojnë gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen qytetare. Menaxhimi i projektit, përfshirja në mobilizimin e komunitetit, avokimi, ngritja e kapaciteteve për OSHC-të dhe krijimi i politikave janë disa nga fushat kryesore të ekspertizës së tij. Ahmeti gjithashtu ka fituar përvojë dhe njohuri të mëdha për kontekstin lokal duke punuar me partitë politike, rininë, autoritetet lokale dhe kombëtare. Ai ka qenë i përfshirë në monitorimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve, monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës dhe punën me komunitetet dhe zonat zgjedhore në zonat lokale dhe rurale. Përveç kësaj, ai është bashkëautor i disa studimeve mbi sjelljen e votuesve, transparencën komunale dhe përfshirjen e komunitetit.

Nita Bicurri

Nita Bicurri

Kontakt: nita.bicurri@kcsfoundation.org

Nita Bicurri është Udhëheqëse e Programit për Angazhim Qytetar. Ajo ka më shumë se 10 vjet përvojë në proceset zhvillimore ndërkombëtare dhe të demokratizimit. Fokusi i saj kryesor është nxitja e proceseve gjithëpërfshirëse të vendim-marrjes dhe krijimi i mundësive kuptimplota për zëra të ndryshëm për të kontribuar në avancimin e demokracisë në Kosovë. Gjatë eksperiencës së saj, Nita ka bashkëpunuar me organizatat e shoqërisë civile, partitë politike, insititucionet qeveritare, mediat dhe komunitetin e biznesit për të siguruar që proceset e zhvillimit të politikave të jenë gjithpërfshirëse dhe demokratike. Përpjekjet e saj janë përqëndruar sidomos në përfshirjen aktive të grave dhe të rinjve në jetën politike dhe publike. Nita ka përfunduar studimet master në Administratë Publike me fokus në Administrimin e Zhvillimit Ndërkombëtar dhe Certifikatë për Studime të Avancuara për Organizatat e Shoqërisë Civile nga Maxwell School of Citizenship and Public Affairs, Syracuse University në New York. Ndërsa studimet bachelor i ka përfunduar në Shkenca Politike në Cornell College në Iowa.

Yllka Hoxha

Yllka Hoxha

Kontakt: yllka.hoxha@kcsfoundation.org

Yllka Hoxha është Menaxhere Financiare në KCSF dhe mbikëqyrë operacionet financiare për Aktivitetin e Angazhimit Qytetar. Me mbi 11 vjet përvojë në shoqërinë civile, ajo ka mbajtur role në financa, burime njerëzore dhe administratë. Ajo ka diplomë Bachelor dhe Master në Marketing nga Universiteti i Prishtinës. Yllka është anëtare e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), me titullin Kontabiliste e Çertifikuar dhe aktualisht është në përfundim të procesit për tu certifikuar si Auditore.

Blerta Aliu

Blerta Aliu

Kontakt: blerta.aliu@kcsfoundation.org

Blerta Aliu ka përvojë profesionale mbi 13 vjeçare në fushën e komunikimit, marrëdhënieve me publikun dhe medias. Ajo ka nisur karrierën e saj në të përditshmen Koha Ditore, ku ka punuar si gazetare në sektorin e sigurisë dhe politikës për gati pesë vite. Angazhimin e saj e ka vazhduar në fushën e marrëdhënieve me publikun në sektorin publik, privat e organizata të shoqërisë civile.

Është angazhuar si këshilltare për media dhe PR në Ministrinë e Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës për afro dy vite, tutje ka punuar si zyrtare për PR dhe komunikim në Institutin Demokratik të Kosovës/Transparency International Kosova për mbi tri vite.

Njëkohësisht Blerta nga viti 2017 është asistente në Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.
Nga shkurti i vitit 2022 i është bashkuar ekipit të KCSF-së, ku kontribuon si koordinatore për marrëdhënie me publikun dhe komunikim.

Blerta është duke vijuar studimet e doktoraturës për Media dhe Komunikim në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master në fushën e Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin e Prishtinës. Është fituese e disa çmimeve vendore edhe ndërkombëtare për gazetari në fushën e të drejtave të njeriut, mirëqenien e fëmijëve dhe arsim. Po ashtu është autore dhe bashkëautore e shumë raporteve analitike si dhe punimeve akademike të cilat i ka publikuar dhe prezantuar në konferenca shkencore ndërkombëtare për fushën e medias dhe komunikimit.

Vjollca Sllamniku

Vjollca Sllamniku

Kontakti: vjollca.sllamniku@kcsfoundation.org

Vjollca Sllamniku është Zyrtare e lartë e financave në KCSF. Që nga nëntori 2006 kur ka filluar angazhimin në KCSF, Vjollca ka qenë përgjegjëse për menaxhimin financiar e kontabilitetin e organizatës, ndërsa deri në vitin 2015 gjithashtu ka udhëhequr edhe ekipin e administratës.

Më herët ka punuar si Zyrtare e financave në OJQ ODA (Organizata për aktivitete zhvillimore) gjatë viteve 2003-2006, si dhe në Oxfam GB – Zyra në Kosovë gjatë viteve 1999-2003.

Rudina Hasimja

Rudina Hasimja

Kontakt: rudina.hasimja@kcsfoundation.org

Rudina Hasimja është aktiviste e shoqërisë civile, me përvojë profesionale në organizata lokale, ndërkombëtare, dhe institucione publike. Para KCSF-së, ajo ka punuar në Fondacionin Lumbardhi nga 2020 – 2022. Në të njëjtën kohë, ka qenë e angazhuar në programin Zhvillimi Organizativ i Komunitetit në Peace Corps si trajnere teknike nga 2020 – 2021. Para kësaj, nga 2015 – 2018 në Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur ka koordinuar programin e integrimit në Bashkimin Europian.

Në 2012 – 2014 ka punuar si koordinatore e programit në Qendrën për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, një organizatë lokale që merret me drejtësi tranzicionale. Para kësaj, ka qenë zyrtare e projektit në njësinë për Arsim të Lartë në Departamentin e Demokratizimit në OSBE në 2011. Ka shërbyer si këshilltare e ministrit në Ministrinë e Integrimit Europian në 2010 – 2011.

Rudina ka ndjekur programin e Masterit në shkenca sociale në Univerzitetin e Chicagos. Studimet e Bachelorit ka përfunduar në Univerzitetin Amerikan në Kosovë / RIT Kosovo në Politika Publike dhe Media dhe Komunikim Grafik.

Arbër Fetahu

Arbër Fetahu

Kontakt: arber.fetahu@kcsfoundation.org

Arbër Fetahu është Koordinator  i Granteve në KCSF. Ai ka mbi 8 vjet përvojë profesionale në organizata të shoqërisë civile dhe në një përiudhë të shkurtër edhe në media. Arbri ka qenë i angazhuar si Hulumtues dhe Menaxher Projekti në Grupin për Studime Juridike dhe Politike – GLPS.Puna e tij ka qenë e fokusuar kryesisht në politikën e jashtme, demokratizimin, integrimin evropian dhe qeverisjen. Po ashtu, ka menaxhuar projektet më të mëdha të institutit. Ndër të tjera,  ka punuar si hulumtues në Institutin Kërkimor për Zhvillim dhe Çështje Evropiane, si dhe në Inkubatorin e Sipërmarrjes së Universitetit të Prishtinës – VentureUP në cilësinë e drejtorit të Komunikimit dhe Monitorimit dhe Vlerësimit.

Arbri është autor i dhjetëra analizave dhe raporteve me think-tank vendor dhe ndërkombëtar në fushën e integrimit evropian, dialogut Kosovë – Serbi dhe integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ai ka marrë pjesë në shumë takime ndërkombëtare  ku edhe ka prezantuar punën e tij dhe të organizatës si në Clingendael Institute në Hagë të Holandës dhe në Aspen Institute në Gjermani.  Ai ka përfunduar studimet e masgjistraturës në  fushën e Studimeve Globale/Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Mizurit (Missouri State University) si pjesë e Programit të Udhëheqjes Transformuese të USAID-it.

Bordi aktual

1 2 3
Armend Bekaj

Armend Bekaj

Armendi, i cili ishte anëtar aktiv dhe i përkushtuar i Bordit të KCSF-së, tani ka marr rolin e Kryesuesit të Bordit, duke sjellë me vete mbi dy dekada përvojë ndërkombëtare në fushën e demokracisë, paqes dhe sigurisë.


Aktualisht shërben si hulumtues në Departamentin për Kërkime mbi Paqen dhe Konfliktin në Universitetin e Uppsala-s në Suedi.
Më herët, Armendi ka mbajtur pozita të larta në Fondacionin Dag Hammarskjöld si Menaxher i lartë për Paqe dhe Siguri dhe në International IDEA si Zyrtar i lartë i Programit për Vlerësimin e Demokracisë, të dyja këto me seli në Suedi.


Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka bashkëpunuar me institucione udhëheqëse globale, përfshirë OSBE-në, USAID-in, UNDP-në, Kombet e Bashkuara dhe IDLO-n, duke avancuar nisma që nxisin qeverisjen demokratike dhe paqen e qëndrueshme.
Me ekspertizën, vizionin dhe përkushtimin e tij të thellë ndaj zhvillimit demokratik të Kosovës, lidershipi i Armendit do të jetë i paçmuar në udhëheqjen e misionit të KCSF-së për forcimin e shoqërisë civile dhe promovimin e demokracisë në Kosovë dhe më gjerë.

Ertan Munoglu

Ertan Munoglu

Ertani është përfaqësues i Helvetas në Kosovë, ku menaxhon Projektin për Decentralizim dhe Mbështetje Komunale dhe shërben si Këshilltar Rajonal për Qeverisje të Mirë, duke sjellë më shumë se dy dekada përvojë në demokratizim, qeverisje lokale dhe reforma institucionale.


Sfondi i tij i larmishëm përfshin bashkëpunimin me UNDP-në, GIZ-in, Zyrën e BE-së në Kosovë, Asociacionin e Komunave të Kosovës, Action Against Hunger dhe Agjencinë Evropiane për Rindërtim. Krahas punës së tij profesionale, Ertani ka qenë aktiv edhe në kërkime akademike dhe mësimdhënie, përfshirë ligjërimin mbi Integrimin Europian dhe reformën e administratës publike.

Jemi të lumtur që Ertani i bashkohet Bordit tonë dhe presim me kënaqësi të përfitojmë nga ekspertiza e tij e gjerë në qeverisje, nga kuptimi i thellë i zhvillimit institucional dhe nga përkushtimi i tij i fortë për ndërtimin e institucioneve transparente, llogaridhënëse dhe të orientuara drejt qytetarëve, që avancojnë demokracinë dhe besimin shoqëror në Kosovë.

Brikenda Rexhepi

Brikenda Rexhepi

Brikenda ka qenë një zë kyç në peizazhin medial të Kosovës që nga viti 1998 dhe aktualisht shërben si kryeredaktore në KOHA.

Karriera e saj përfshin përvojë të gjerë në raportim, menaxhim lajmesh dhe zhvillim medial, si dhe angazhim në media ndërkombëtare, si Radio France Internationale si dhe në Departamentin e Mediave të OSBE-së gjatë tranzicionit të mediave pas luftës në Kosovë.

Përtej gazetarisë, Brikenda ka kontribuar në punë akademike dhe kërkimore në fushën e gjuhësisë dhe ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës.
Për ne është nder të kemi në Bordin e KCSF-së lidershipin, integritetin dhe përkushtimin e thellë të Brikendës ndaj mediave të pavarura dhe llogaridhënies publike.

Ekspertiza e saj mbi komunikimin publik dhe përkushtimi i palëkundur ndaj së vërtetës dhe transparencës do të jenë vlera të paçmueshme në avancimin e misionit të KCSF-së për forcimin e demokracisë dhe hapësirës qytetare në Kosovë.

Bridget Millman

Bridget Millman

Bridget sjell me vete mbi 15 vjet përvojë në avancimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile në mbarë botën. Në rolin e saj aktual në National Endowment for Democracy, ajo mbikëqyr një portofolio globale të programeve që fuqizojnë qytetarët aktiv, nxisin pjesëmarrjen demokratike dhe mbrojnë liritë themelore.

Më parë, Bridget ka punuar në German Marshall Fund of the United States, duke pasur në fokus Ballkanin Perëndimor. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka punuar ngushtë me një gamë të gjerë partnerësh, duke kontribuar në përpjekjet që promovojnë të drejtat e njeriut dhe forcojnë qeverisjen e përgjegjshme. Bridget ka formim akademik në shkenca politike dhe zhvillim ndërkombëtar.

Adnan Ćerimagić

Adnan Ćerimagić

Adnani është analist i lartë për Ballkanin Perëndimor në Iniciativën Evropiane për Stabilitet (ESI), ku udhëheq hulumtimet dhe analizat e politikave mbi qasjen e BE-së ndaj rajonit. Me formim akademik në drejtësi dhe marrëdhënie ndërkombëtare të BE-së, ai sjell përvojë të gjerë në integrimin europian, diplomaci dhe të drejta të njeriut.


Karriera e tij përfshin punën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Parlamentin Europian dhe disa institucione kërkimore për të drejtat e njeriut, duke i dhënë atij një kombinim unik të njohurive në politikëbërje dhe ekspertizë rajonale.

Jemi të lumtur që Adnani i bashkohet Bordit tonë dhe presim me kënaqësi perspektivën e tij strategjike mbi integrimin në BE dhe ndikimin e tij në shoqërinë civile dhe politikëbërjen në Ballkanin Perëndimor. Përkushtimi i tij ndaj vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit rajonal do të jetë një aset i madh për misionin e KCSF-së për avancimin e demokracisë dhe forcimin e shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë.

Ish antarët e bordit

1 2
1
Mimika Loshi, Anëtare e Bordit (2019-2022)
2
Muhamet Arifi, Anëtar i Bordit Drejtues (2017-2018)
3
Stevo Muk, Anëtar i Bordit (2017-2019)
4
Nita Luci, Anëtare e Bordit Drejtues (2008-2022)
5
Goran Laziq, Anëtar i Bordit Drejtues (2003-2014)
1 2 4

Donatorët aktual

Donatorët paraprak

Rrjetëzimi

KCSF-ja është anëtare e rrjeteve të mëposhtme:

Raportet e auditimit

Lista e dokumenteve

Internal Documents

List of documents

1 2

Logo & Branding​

KCSF ndër vite

Projektet paraprake

Puna jonë
Arritjet Kryesore
Ekipi
Donatorët
Dokumentet
KCSF ndër vite
Projektet paraprake