Grantet e KCSF

Përmes funksionit të grantdhënies, KCSF-ja mobilizon dhe ofron mbështetje financiare për nismat e shoqërisë civile në Kosovë. Së bashku me Qendrën e saj, grantet e KCSF-së synojnë të sigurojnë kapacitete e burime të përshtatshme dhe të larmishme për sektorin, si dhe një bazë legjitime mbështetëse për një angazhim kuptimplotë dhe të qëndrueshëm në proceset e zhvillimit socio-ekonomik që i shërbejnë të mirës publike.

 Që nga themelimi në vitin 1998, programet e granteve të KCSF-së janë financuar nga donatorë të huaj dhe ndërkombëtarë. Në kornizën e re strategjike, KCSF-ja tashmë ka shtuar një perspektivë të re të diversifikimit të burimeve për të rritur pronësinë lokale dhe qëndrueshmërinë e zhvillimit të demokracisë në Kosovë, duke përfshirë mobilizimin e mbështetjes financiare për shoqërinë civile nga burimet vendore si sektori privat, diaspora, qytetarët dhe fondet publike.

 KCSF ofron instrumente të ndryshme grantesh për nismat e shoqërisë civile (OJQ, nisma të paregjistruara dhe aktivistë individualë), përmes një qasjeje të përqendruar te njerëzit dhe fokusimit rreth forcimit të avokimit pjesëmarrës dhe lidhjes me komunitetin të shoqërisë civile në Kosovë. KCSF ka dizajnuar instrumente të përshtatshme për lloje të veçanta të organizatave dhe nismave me kërkesa proporcionale për aplikim, zbaton standardet më të larta të transparencës dhe integritetit gjatë procesit të përzgjedhjes, si dhe një qasje mbështetëse të monitorimit dhe raportimit. KCSF në grantet e veta operon në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

 Grantet e KCSF-së në përgjithësi nuk kanë fokus të veçantë sektorial, përkundrazi mbështesin nismat e shoqërisë civile që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në një gamë të gjerë fushash, si në nivel kombëtar ashtu edhe atë lokal. Për çdo program granti dhe instrument specifik, informacioni i detajuar është i disponueshëm për të gjithë të interesuarit përmes udhëzimeve për aplikim, thirrjeve për propozime, formularëve të aplikimit, sesioneve informative, si dhe intervistave publike të aplikantëve të përzgjedhur në listën e ngushtë, sikurse  edhe publikimit të informacionit të plotë të granteve të dhëna.

Të fundit

Thirrjet e hapura

Kalendari i thirrjeve të hapura

Grantet Aktuale
Instrumentet
(Lloji i mbështetjes)Publikimi i thirrjes për aplikimeAfati i fundit për aplikimKohëzgjatja dhe shuma maksimaleProgrami i KCSF-së
Grante institucionaleMaj 2024Korrik 20243 vite, 40,000 EUR për vitEJA Kosovë
Grante për zhvillim organizativNëntor 2024Janar 20252 vite, 15,000 EUR për grantEJA Kosovë
Grante për projekte të voglaKorrik 2024Pa afat1 vit, 10,000 EUR për grantEJA Kosovë
Grante urgjenteQershor 2024Pa afat3,000 EUR për grantEJA Kosovë
Përkrahje për rrjetëzimMaj 2024Pa afat1,000 EUR për grantEJA Kosovë
Përkrahje për përfaqësimMaj 2024Pa afat1,000 EUR për grantEJA Kosovë
Çmimi për Demokraci 2024Nëntor 2024Janar 20253,000 EUREJA Kosovë
Grant për partneriteteMaj 2024Pa afat1 vit, 7,300 EUR për grantProgrami për Angazhim Qytetar CEA

Pyetjet më të shpeshta

GRANTET PËR PARTNERITET

1. Te pika ku shkruan “blerja e paisjeve”, a është fjala për paisje për nevoja të organizatës apo për nevoja të projektit?

Sa i përket “blerjes së pajisjeve”, ato konsiderohen shpenzime të papranueshme për pajisjet për nevoja të organizatës. Ndërsa nëse kërkohen pajisje të tjera, atëherë ato duhet të jenë në shërbim të iniciativës dhe për përdorim të përfituesve.

2. Ju lutem na sqaroni nëse 20% bashkëfinancim kërkohet brenda shumës apo shtesë grantit? 

Kërkohet që së paku 20% e buxhetit të përgjithshëm të sigurohet me bashkëfinancim konform kritereve të thirrjes. Për ilustrim, nëse shuma totale e nevojshme për realizim të iniciativës është 6,000 EUR së paku 1,200 EUR duhet të sigurohen përmes bashkëfinancimit, ndërsa për pjesën e mbetur të shumës mund të kërkohet mbështetje përmes grantit.

3. A mund të aplikojnë edhe kompanitë mediale, të regjistruara si kompani private?

Kompanitë mediale mund të jenë pjesë e partneritetit, mirëpo aplikanti dhe zbatuesi kryesor duhet të jetë OJQ aktive e regjistruar në Kosovë.

4. Kur është afati i fundit për aplikim për “Grante për Partneritet”?

Thirrja për aplikim për “Grante për Partneritet” mbetet e hapur ndërsa vlerësimi i aplikacioneve do të bëhet në baza tre-mujore. 

5. A mund të jetë përfitues i Projektit një biznes dhe një OJQ e themeluar nga një person fizik (pra edhe biznesin edhe OJQ me pas të themeluar një person fizik)?

Kjo thirrje iu dedikohet aplikacioneve që angazhojnë sektorë të ndryshëm në punë të përbashkëta, duke mbështetur kështu partneritetet ndërsektoriale, në vend të qasjeve të fragmentuara dhe individuale. Personi i njëjtë si pronar biznesi dhe anëtar i OJQ-së paraqet konflikt të drejtpërdrejtë të interesit dhe nuk kontribuon në fuqizim të bashkëpunimit ndërsektorial. Andaj, kjo thirrje nuk përkrahë nisma të tilla.

6. A lejohet në bazë të kritereve të menaxhimit të projektit, me qenë biznesi i themeluar nga personi fizik dhe të jetë brenda shpenzimeve të pranueshme si staf brenda projektit (pra t’i paguhen pagat brenda linjave buxhetore të projektit)?

Aplikuesi dhe zbatuesi kryesor i projektit duhet te jetë OJQ. Në rast se projekti parasheh paga për stafin, paga duhet te buxhetohet për stafin e OJQ-së, te cilët janë te angazhuar direkt në zbatim të aktivitetit. Gjatë zbatimit të grantit, grantistët duhet të sigurohen që përkrahja e ofruar financiare përdoret vetëm për të mbështetur realizimin e aktiviteteve të parapara me grant, duke përfshirë personat që janë direkt të angazhuar në zbatim të aktiviteteve.

7. A lejohen aktivitete kulturore (në fushën e artit figurativ) dhe edukative (trajnime mbi dukuritë negative si bullizmi, antigjipsizmi, ekstermizm, grupet e cenuara)?

Intervenimi i propozuar duhet të kontribuojë në qëllimin e përgjithshëm të CEA-së dhe fokusohet në angazhimin e komunitetit, besimin social dhe diversifikimin e burimeve për zgjerim të bashkëpunimit ndërsektorial, të orientuar drejt zgjidhjeve për t’iu përgjigjur më mirë interesave të komunitetit dhe kultivimin e një kulture të dhënies përmes filantropisë, mbledhjes së fondeve dhe vullnetarizmit në Kosovë. Si e tillë, kjo thirrje nuk ka fokus në tema apo grupe të veçanta dhe as kufizime, përderisa intervenimet janë në përputhje me kriteret dhe kërkesat tjera të thirrjes. Ju lutem t’i referoheni thirrjes për aplikim, gjegjësisht Shtojca 1, Fushat e fokusit.

8. Tek pjesa “DEKLARATË NGA PARTNERI ZBATUES”, partneri zbatues a është i sektorit privat (biznesi) apo jemi ne si OShC? A duhet të nënshkruhet kjo deklaratë nga ne si OShC dhe sektori privat (biznesi)?

Deklarata nga partneri zbatues duhet të plotësohet nga partneri i aplikimit, ku me dorëzimin e aplikacionit, autorizon Aplikantin Kryesor (OJQ) të dorëzojë në emër të tij formularin aktual të aplikimit për aplikantin, si dhe të përfaqësohet nga Aplikanti Kryesor në të gjitha çështjet që lidhen me aplikacion për grant.

Për aplikacionet me më shumë se dy partnerë, duhet të kopjohet teksti i deklaratës në fjalë, dhe duhet të jepen informatat e kërkuara. Në qoftë se ka vetëm një partner zbatues, plotësoni vetëm një herë deklaratën. 

9. Shuma prej 20%, a duhet patjetër të mbulohet nga partneri privat që do të jetë pjesë e projektit, apo duhet të bëjmë ngritje të fondeve shtesë nga biznese të tjera apo komuniteti?

Partneritetet duhet të përbëhen nga të paktën një OJQ dhe një nga sektori privat (p.sh. biznes, media). Shuma maksimale e financimit për këtë thirrje është EUR 7,300 dhe buxheti i kërkuar nuk duhet të tejkalojë 80% të totalit të buxhetit të nevojshëm. Pjesa e mbetur (minimumi 20% e buxhetit total) duhet të bashkëfinancohet nga sektori privat ose nga komuniteti. Kontributet jo-financiare (in-kind) janë të mirëseardhura por nuk do të konsiderohen si bashkëfinancim.

10. Kam nevojë për një serrë, a mund të aplikoj për një grant dhe si të aplikoj?

    Intervenimi i propozuar duhet të kontribuojë në qëllimin e përgjithshëm të CEA-s dhe fokusohet në angazhimin e komunitetit, besimin social dhe diversifikimin e burimeve për zgjerim të bashkëpunimit ndërsektorial, të orientuar drejt zgjidhjeve për t’iu përgjigjur më mirë interesave të komunitetit dhe kultivimin e një kulture të dhënies përmes filantropisë, mbledhjes së fondeve dhe vullnetarizmit në Kosovë. Si e tillë, kjo thirrje nuk ka fokus në tema apo grupe të veçanta dhe as kufizime përderisa intervenimet janë në përputhje me kriteret dhe kërkesat tjera të thirrjes. Ju lutem t’i referoheni thirrjes për aplikim, gjegjësisht “Shtojca 1”- Fushat e fokusit.

    11. Nëse ne si OJQ jemi një nga përfituesit e një aktiviteti mentorues në KCSF, a kemi të drejtë të aplikojmë në këtë thirrje? 

      Thirrja për aplikim për “Grante për Partneritet” është e hapur për të gjitha OJQ-të aktive, të regjistruara në Kosovë, me përjashtim të degëve të OJQ-ve të huaja dhe/ose ndërkombëtare të regjistruara në Kosovë si dhe klubet sportive, federatat sportive, shoqatat kulturore amatore apo organizatat fetare që janë të regjistruara si OJQ, të cilat nuk kualifikohen për aplikim. Kufizime të tjera nuk ka. Pjesëmarrja në aktivitete mentoruese apo aktivitete të tjera në kuadër të KCSF-së dhe/apo programit CEA, nuk ndikon në mundësinë e një OJQ-je për të aplikuar në grantet e hapura në CEA.

      12. Cili është afati i fundit për aplikim në ciklin e radhës?

        Cikli i ardhshëm për aplikim për “Grante për Partneritet” parashihet të lansohet gjatë muajit shtator 2024. Gjithsesi, ju ftojmë të ndiqni ueb faqen dhe/apo rrjetet sociale të KCSF-së për informata të detajuara dhe të përditësuara.

        GRANTET PËR ZHVILLIM ORGANIZATIV

        1. A mund të aplikojmë për fondin për zhvillim edhe pse ende nuk kemi marrë përgjigjje për konfirmimin e regjistrimin të institutit në formën elektronike?

        Një ndër kriteret për aplikim në këtë thirrje është që aplikanti të jetë organizatë joqeveritare dhe në dokumentet obligative që aplikantët duhet të paraqesin është edhe certifikata e regjistrimit të OJQ-së, e lëshuar nga Departamenti për OJQ. Në rast që nuk keni këtë dokument deri para mbylljes së afatit për aplikim, atëherë nuk mund të aplikoni në këtë thirrje dhe duhet të pritni hapjen e thirrjes tjetër.

        2. A mund të na tregoni se ku mundemi me i gjet formularët për aplikim?

        Të gjitha informatat, përfshirë dokumentet e nevojshme për aplikim mund t’i gjeni në webfaqen tonë.

        3. A do të mbahet sesion informues për grant për zhvillim organizativ?

        Sesioni informues për grante për zhvillim organizativ do të mbahet online me datë 18.01.2021, e hënë në ora 10:00 am dhe në ndërkohë linku për kyqjen në sesion do të jetë publik në webfaqen tonë www.kcsfoundation.org dhe në faqen tonë në rrjetin Facebook https://bit.ly/3sr5fLJ.

        4. A përfshin grandi edhe blerjen e pajisjeve dhe trajnimin e stafit?

        Po, në grant mund të parashihen edhe blerja e paisjeve dhe trajnimi i stafit, nëse konsiderohet që përmes këtyre aktiviteteve do të arrihet zhvillimi organizativ dhe do të ndihmohet arritja e qëllimeve programore të organizatës. Aplikacioni juaj do të shqyrtohet në raport me kriteret e thirrjes.

        5. Si organizatë e re a mund të kemi mbështetje në përgatitjen e aplikacionit si dhe procedurave tjera për aplikim nga ana e juaj ?

        Të gjitha informatat për aplikim për grante për zhvillim organizativ përfshirë dokumentet për aplikim mund t’i gjeni në webfaqen tonë. Ju inkurajojmë që ti shikoni edhe njëherë këto dokumente dhe t’i ndiqni në detaje hapat e aplikimit së bashku me dokumente që ju nevojiten.

        6. Cila është data e fundit për aplikim?

        Afati i fundit për aplikim për grantet për zhvillim organizativ është me datën 25.01.2021.

        7. Si organizatë e re themeluar vitin 2020, a kemi të drejtë aplikimi në këtë thirrje? Nëse kemi të drejtë aplikimi, si duhet rregulluar qështja e dorëzimit të raporteve financiare per dy vitet e fundit pasi që ne ende nuk e kemi mbushur as edhe një vit të plot?

        Edhe pse jeni organizatë e re ju keni të drejtë aplikimi.Për organizatat e krijuara së fundmi, mund të dërgoni pasqyrat financiare vetëm për periudhën prej kur jeni themeluar, rrjedhimisht per ju nuk vlen kërkesa për raportet financiare për dy vitet e fundit.

        8. A luan rol në proces të vlerësimit nëse kemi realizuar vetëm disa projekte vullnetare, e nuk kemi pasur rast të jemi përfitues të ndonjë granti?

        Edhe pse nuk keni qenë përfitues të ndonjë granti nuk e pengon mundësinë për të aplikuar në këtë thirrje. Aplikacioni juaj do të shqyrtohet në raport me kriteret e thirrjes sipas udhëzuesit për aplikim.

        9. Cilat llogariten 2 vitet e fundit, për pasqyrat vjetore financiare ose raportet e auditorit që duhet të dërgohen?

        Dy vitet e fundit është fjala për vitin 2018 dhe 2019 por nëse janë të gashme për vitin 2019 dhe 2020 të dërgohen për këto dy vite ku edhe nëse nuk e keni raportin e auditit atëherë është mundësia të dërgohen pasqyrat financiare.

        10. A kemi të drejtë të aplikojmë për pajisje teknike te cilat do ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillim organizativ?

        Nëse përmes blerjes së këtyre paisjeve arrihet zhvillimi organizativ dhe ndihmohet në arritjen e qëllimeve programore të organizatës suaj mund të aplikoni për paisje teknike. Aplikacioni juaj do të shqyrtohet në raport me kriteret e thirrjes.

        11. Nëse nuk kemi raport të auditimit, sepse nuk kemi mjete financiare për angazhimin e një kompanie për përpilimin e raportit na pengone kjo në aplikim?

        Sipas rregullave të caktuara në udhëzuesit për aplikim duhet të dërgohen pasqyrat vjetore financiare ose raportet e auditorit për dy (2) vitet e fundit por nëse nuk e keni raportin e auditit atëherë është mundësia të dërgohen pasqyrat financiare dhe pastaj aplikacioni juaj do të shqyrtohet në raport me kriteret e thirrjes.

        12. A lejohen qe të futen në projekt pagesa e paisjeve të reja dhe softëverike, e të cilët në vendi tonë nuk gjinden për ti blerë, por duhet ti blejmë jashtë vendit?

        Nëse përmes blerjes së këtyre paisjeve arrihet zhvillimi organizativ dhe ndihmohet në arritjen e qëllimeve programore të organizatës suaj atëherë lejohen por për paisje dhe softuerë të cilat duhet të blihen jashtë Kosovës ju lutem shihni edhe shpenzimet e papranueshme (si Dogana, TVSH, etj.) Aplikacioni juaj do të shqyrtohet në raport me kriteret e thirrjes.

        13. Sipas udhëzuesit për aplikim kohëzgjatja e projektit është deri në 24 muaj, si është çështja e kohëzgjatjes nëse blejmë pajisje a e monitoroni ju projektin deri në 24 muaj?

        Sipas udhëzuesit për aplikim kohëzgjatja e grantit për të cilën lejohet të aplikojë organizata është maksimumi 24 muaj. Pra, jo domosdoshmërisht granti duhet të zgjasë 24 muaj por ajo është mundësia e maksimumit të kohëzgjatjes. Varet nga nevojat e organizatës dhe si organizata aplikante parasheh planifikimin e zhvillimit organizativ. Theksojmë që jo të gjitha shpenzimet dhe aktivitetet duhet të zgjasin përgjatë gjithë grantit dhe varet nga lloji i tyre

        14. Nëse ne e kemi synim të organizatës punën veq me gra a kemi të drejtë aplikimi nëse nuk kemi barazi gjinore?

        Në programin EJA Kosovë synohet që intervenimet e përkrahura të kenë parasysh aspektin gjinor duke synuar barazinë gjinore dhe duke u kujdesur që të mos kontribohet në stereotipa të dëmshëm. Pra, përderisa puna juaj trajton këtë aspekt në përputhje me synimet e EJA Kosovë, ju mund të aplikoni.

        15. A ka kufizime për organizatat që kanë projekte të financuara nga KCSF të aplikojnë për këtë grant?

        Në këtë aspekt, i vetmi kufizim është në rastin kur organizata është përfituese e grantit institucional e që për nga natyra në vete përmban edhe komponentën e zhvillimit organizativ. Në këtë rast aplikanti nuk mund të aplikojë edhe për grant për zhvillim organizativ. Kufizime tjera nuk ka sepse grantet tjera janë të natyrave të ndryshme dhe nuk krijohet mbivendosje e intervenimeve.

        16. Ku gjendet deklarata mbi personat e ekspozuar politikisht (PEP)?

        Kjo deklaratë gjendet në faqet e fundit të formularit për aplikim. Aty gjithashtu gjendet edhe shpjegimi i kësaj deklarate dhe pjesa se ku duhet plotësuar nga organizata.

        17. A mund t’i përfshijmë ekspertët, trajnerët apo konsultantët ndërkombëtarë në thirrjen për aplikim?

        Po, aplikacionin tuaj mund të parashihni angazhimin e ekspertëve apo trajnerëve ndërkombëtarë por për këtë duhet një arsyetim i qartë pse angazhimi i tij/saj është i dosmosdoshëm për arritjen e zhvillimit organizativ/synimit të grantit.

        18. A kemi të drejtë të aplikojmë në këtë grant ne si Klub i Prodhuesve te Kosovës, që përfaqësojmë biznese (prodhuese)?

        Jo, organizatat që përfaqësojnë biznese nuk kanë të drejtë aplikimi në thirrjet tona.

        19. A mundet një pjesë e fondeve për zhvillim organizativ, me u orientu në rregullimin e hapësirave të organizatës (renovim), në blerjen e teknologjive të nevojshme (pajisje) dhe trajnimin e stafit për co-working (me trajner te vendit e ndërkombëtar)?

        Nëse përmes këtyre aktiviteteve do të arrihet zhvillimi organizativ dhe do të ndihmohet arritja e qëllimeve programore të organizatës dhe i arsyetoni në buxhet këto shpenzime atëherë mund t’i shfrytëzoni këto fonde.

        20. Nëse anëtarët e bordit të institutit janë përfaqësues të bizneseve a do e penalizoj struktura e bordit të drejtorëve në këtë rast institutin të aplikoj në programin tuaj për grantet për zhvillim organizativ?

        Sipas kritereve të kualifikueshmërisë të programit EJA Kosovë, OJQ-të që përfaqësojnë biznese ose subjekte të ngjashme për të cilat është e qartë që kanë aftësi financiare për të mbuluar shpenzimet e organizatës së tyre ose për të përkrahur aktivitetet e tyre, nuk janë synim i granteve të KCSF-së”. Rrjedhimisht, instituti juaj hyn në këtë grup.

        21. A mund të aplikojnë organizatat që nuk kanë zyre? Nëse po si realizohet “vizita në zyre”?

        Sa i përket vizitës në zyre, kjo nënkupton takimin me stafin e organizatës rreth kapacitetit organizativ, qeverisjen e brendshme dhe menaxhimin financiar. Zyra jo domosdoshmërisht nënkupton hapësirë fizike ku funksionon organizata. Përderisa organizata ka praktikat dhe dokumentet e saj , në rast që përzgjedhet për listë të ngushtë, takimi dhe diskutimi i këtyre pikave mund të zhvillohen në një hapësirë tjetër të përshtatshme. Mungesa e zyres nuk pengon ngritjen e kapaciteteve të organizatës.

        22. A mund të aplikojnë në grantet për zhvillim organizativ, ato urgjente si dhe ato të projekteve? A përjashtojnë këto grante njëra tjetrën, apo e njëjta organizatë mund të aplikojë me përmbajtje dhe kontekste të ndryshme?

        Në kuadër të programit EJA Kosovë, instrumentet dallojnë për nga natyra dhe nuk i mbivendosen njëra tjetrës përderisa trajtojnë cështje të ndryshme. Për pasojë, aplikanti ka të drejtë aplikimi në secilën thirrje dhe të paraqes një aplikacion për thirrje. Megjithatë, duhet të theksojmë që organizata nuk mund të jetë zbatuese e grantit për zhvillim organizativ dhe grantit për projekt në të njëjtën kohë. Në rast që vlerësimi për të gjitha aplikimet është pozitiv, organizata duhet të vendosë se cilin grant e prioritizon për zbatim.

        23. A pranohen pasqyrat financiare të organizatës të lëshuara nga ATK?

        Pasqyrat vjetore financiare që janë të lëshuara nga ATK janë të pranueshme dhe e plotësojnë pikën 9-të të dokumente të detyrueshme në udhëzuesin për aplikim.

        24. Nëse organizata nuk ka raport të auditorit a lejohet aplimi vetëm me pasqyra financiare per dy vitet e fundit ?

        Meqë edhe në udhëzues është e cekur se raportet e auditorit kërkohen në rast se organizata aplikuese është e detyruar të ketë raport auditori ose në rast se e posedon të tillë pavarësisht detyrimit, kjo nënkupton që nëse organizata nuk ka një të tillë dhe sjanë të detyruar të kenë këto raporte atëherë pasqyrat financiare e mbulojnë këtë pjesë.

        GRANTET E VOGLA PËR PROJEKTE

        1. A përkrahni projekte për blerjen e paisjeve?

        Grantet e vogla për projekte synojnë të mbështesin veprime specifike të nismave të shoqërisë civile dhe individëve për inciativa jofitimprurëse për çështje të rëndësisë publike që adresojnë çështje konkrete, ofrojnë rezultate konkrete brenda një afati kohor të caktuar. Të gjitha kostot e papranueshme janë të listuara në udhëzuesin për aplikim për grante të vogla për projekte. Paisjet në parim nuk ndalohen por domosdoshmëria e blerjes së tyre për arritjen e rezultateve të projektit dhe aktiviteteve specifike duhet të arsyetohet.

        2. Kur është data e fundit mbi të cilën mund të aplikojmë si OJQ ?

        Thirrja për aplikim për grante të vogla për projekte është e hapur gjatë gjithë kohës dhe aplikimet mund të paraqiten në çdo kohë. Duke u bazuar në udhëzuesin për aplikim, vlerësimi i aplikimeve bëhet në periudha të paracaktuara.

        3. Në formën e buxhetit është e cekur “Buxheti per 3 vitet e fundit, 2017,2018,2019”, a paraqet problem nëse jemi organizatë e themeluar në vitin 2018?

        Jo nuk paraqet problem, te pjesa e formularit “Buxheti për 3 vitet e fundit”, për ato vite që nuk është e aplikueshme kërkesa për ju, vetëm e shkruani N/A (Psh. 2017 = N/A).

        4. Në formën e buxhetit cka nënkutojmë me “shpenzimet e auditimit”. A bëhet fjalë për shpenzimet e menaxhimit të buxhetit të cilat kryhen nga financieri apo është angazhimi i një auditori të jashtëm pas implementimit?

        Tek shpenzimet e auditimit, fjala është për auditimin e jashtëm të projektit pas zbatimit të projektit, shuma e të cilit duhet të llogaritet në vartësi të shumës së projektit bazuar në çmimin e tregut.

        5. Udhëzuesi për Integrimin gjinor dhe udhëzuesi për përfshirje të qytetarëve , a vlejnë për këtë thirrje në fjalë dhe a duhet të përcaktohemi vetëm në njërin segment e më pas të qëndrojmë brenda kornizës së udhëzimeve të segmentit të zgjedhur?

        Udhëzuesit për integrimin gjinor dhe udhëzuesi për përfshierje të qytetarëve paraqesin shpjegimin se si programi EJA Kosovë i përkufizon këto dy tema. Këto dokumente janë orientuese dhe të aplikueshme për të gjitha instrumentet e EJA Kosovë, pra përfshirë edhe grantet e vogla, ndërsa aplikantit i mbetet që këty dy aspekteve të i reflektoj në intervenimin e propozuar.

        6. Cilat dokumente duhet bashkëngjitur për të aplikuar për projekt propozim tek kjo thirrje?

        Të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme për aplikim janë të publikuara në webfaqen e KCSF-së. Më saktësisht tek dokumenti “Udhëzuesi për aplikim për grante të vogla për projekte”, kapitulli 4-Procedurat e aplikimit.

        7. Ku mundemi me e gjet formën për aplikim për grante të vogla për projekte?

        Të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme për aplikim janë të publikuara në webfaqen e KCSF-së.

        8. A është e definuar mosha me të cilën do të duhet të punojmë me grupet e targetuara?

        Jo, mosha nuk është e definuar për grupet e targetuara. Në Udhëzuesin për aplikim janë të listuara grupet e margjinalizuara të cilat duhet të jenë në fokus të intervenimit.

        9. A është e domosdoshme që të përfshihen të gjitha grupet e margjinalizuara që janë të cekura në Udhëzues për aplikim ?

        Jo nuk është e nevojshme që të përfshihen të gjitha grupet e margjinalizuara të listuara në thirrje.

        10. A përkrahen fushatat e vetëdijesimit, nëse është e domosdoshme për realizimin e projektit dhe është vetëm një pjesë e aktiviteteve të projektit?

        Fushatat e ngritjes së vetëdijesimit pa aktivitete të duhura pasuese nuk përkrahen. Nëse njëra nga aktivitetetet e projektit është fushatë vetëdijesuese dhe është e domosdoshme për realizimin e projektit atëherë ky aktivitet mund të përkrahet si pjesë e intervenimit më të madh.

        11. A mund të aplikojmë me partneritet?

        Partneritetet me OJQ të tjera/nisma të paregjistruara lejohen. Në këtë rast aplikanti kryesor merr përgjegjësinë e plotë për zbatimin dhe menaxhimin e projektit.

        12. A është i mundur ndryshimi nëse zbatimi i projekt propozimit parashihet të zbatohet në tërë territorin e Kosovës por për shkak të situatës së pandemisë COVID – 19 na duhet fleksibiletet në zbatimin e aktiviteve ?

        Aplikacioni juaj do të rishikohet para fillimit të zbatimit ku së bashku me KCSF-në plani i aktiviteteve dhe buxheti do ti përshtaten situatës epidemiologjike dhe si ajo ndikon në aktivitetet dhe qëllimet e intervenimit tuaj. Nëse gjatë zbatimit do të keni nevojë për ndryshime e adaptime shtesë e tëra kjo për shkak të situatës së krijuar është i mundur fleksibiliteti i zbatimit të projektit por gjithmonë në linjë me kërkesat e programit EJA Kosovë, thirrjes për aplikim dhe vlerësimit të aplikacionit të dorëzuar dhe kontratës dypalëshe për grantin.

        13. A na lejohet të aplikojmë në dy thirrje të ndryshme për aplikim?

        Po, në parim është e mundur sepse janë procese dhe thirrje të ndara por gjithmonë duke iu referuar kritereve dhe kërkesave të shpjeguara në Udhëzues për aplikim.

        14. A përkrahen hulumtimet, nëse është e domosdoshme për realizimin e projektit dhe është vetëm një pjesë e aktiviteteve të projektit?

        Hulumtimet dhe studimet e fizibilitetit, posaçërisht si mjet për të hartuar pjesën tjetër të ndërhyrjes në parim nuk do të mbështeten. Ato në raste të veçanta mund të mbulohen dhe vetëm nëse janë të domosdoshme për arritjen e objektivave të synuara të intervenimit.

        15. A munden të aplikojnë organizatat e reja nëse kanë qarkullim vjetor më pak se 25 mijë euro, edhe nëse organizata ska qarkullim në tri vitet e fundit?

        Po, organizatat e reja mund të aplikojnë me qarkullim vjetor me më pak se 25 mijë euro, edhe nëse nuk kanë pasur qarkullim për tri vitet e fundit. Nëse është organizatë e themeluar në vitin 2020 atëhere tek buxheti për vitet 2017,2018 dhe 2019 shkruhet N/A.

        16. A mund të aplikojnë individët?

        Po, në këtë thirrje të drejtë aplikimi kanë edhe individët (shtetas të republikës së Kosovës).

        GRANTET URGJENTE

        1. A financon kjo thirrje edhe individët që kanë biznese?

        Sipas udhëzuesit për aplikim për grante urgjente në rastet kur aplikantët janë individë ose nisma të paregjistruara, ata duhet të dëshmojnë se angazhimi i tyre është jo për përfitim dhe është më shumë për përfitim publik dhe jo për interes privat. Bizneset nuk janë të kualifikuara, ndërsa, OJQ-të që përfaqësojnë biznese ose subjekte të ngjashme për të cilat është e qartë që kanë aftësi financiare për të mbuluar kostot e organizatës së tyre ose për të mbajtur aktivitetet e tyre, nuk janë synim i granteve të KCSF-së.

        2. Ku mundemi me e gjet udhëzuesin për aplikim për grante urgjente ?

        Të gjitha informatat në lidhje me thirrjen për aplikim për grante urgjente duke e përfshirë edhe udhëzuesin  për aplikim i gjeni në webfaqen e KCSF-së në vegëzën këtu .

        3. A mund të aplikojmë edhe nga Shqipëria apo vetëm në bashkëpunim me OJQ-të nga Kosova?

        Bazuar në udhëzuesin për aplikim për grante urgjente në këtë thirrje kanë të drejtë aplikimi individët, nismat e paregjistruara ose organizatat aktive në Kosovë të angazhuara në ndonjë iniciativë jofitimprurëse (degët e OJQ-ve të huaja dhe ndërkombëtare të regjistruara në Kosovë nuk kanë të drejtë të aplikojnë). Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për partnerët.

        4. Sa është shuma maksimale me të cilën mund të aplikojmë?

        Shuma maksimale e përkrahjes në kuadër të thirrjes për aplikim për grante urgjente është 3,000 EUR.

        5. Për sa muaj mund të aplikojmë në thirrjen për grante urgjente?

        Periudha maksimale me të cilën mund të aplikoni në thirrjen për grante urgjente është 12 muaj.

        6. A mundemi të aplikojmë për zeje ?

        Aplikimi juaj duhet të jetë në fushën e demokratizimit dhe fushave të programit EJA Kosovë. Për më shumë detaje rreth programit EJA Kosovë dhe atë se cilat iniciativa synohen të përkrahen përmes këtij progami, ju lutem shihni udhëzuesin për aplikim për grante urgjente këtu.

        7. Ku mundemi me e gjet formën për aplikim për grante urgjente dhe cilat dokumente duhet të bashkëngjiten lidhur me aplikimin?

        Të gjitha informatat mbi thirrjen për aplikim për grante urgjente, duke përfshirë formularin për aplikim së bashku me dokumentet tjera i gjeni këtu .

        8. A është e domosdoshme që të aplikojmë në tri gjuhë (shqip, serbisht, anglisht) apo vetëm njërën nga to?

        Aplikacioni mund të plotësohet në njërën nga gjuhët për aplikim, nuk është e domosdoshme që të dorëzohet në të tri gjuhët.

        9. A ka kufizime në temat që ne mund ti përzgjedhim?

        Jo nuk ka kufizime në temat që mund ti përzgjidhni.

        10. Çfarë konsideroni si çështje urgjente në një komunitet?

        Çështje urgjente konsiderohet çfarëdo çështje që ka nevojë për kontribut dhe reagim të shpejtë për të cilat nuk ka kohë të mjaftueshme për të aplikuar dhe reaguar përmes instrumenteve të tjera dhe thirrjeve të rregullta siç janë grantet për projekte.

        11. Sa projekte do të përkrahen për këtë thirrje ?

        Sipas buxhetit të cilin e kemi të aprovuar për këtë vit, tentativisht do të përkrahen rreth 12  projekte. Megjithatë kjo do varet nga numri i aplikimeve dhe cilësia e tyre. Jo domosdoshmërishtë do të shpenzohet i tërë buxheti në dispozicion.

        12. Në thirrjen për aplikim për grante urgjente a përkrahen edhe projektet ekzistuese?

        Projekte ekzistuese mund të përkrahen nëse i përmbushin të gjitha kërkesat dhe kriteret e urgjencës të cilat janë të shpjeguara në udhëzuesin për aplikim për grante urgjente. Shtesë, projekti duhet të kontribuoj në qëllimin e përgjithshëm dhe rezultatet e programit EJA Kosovë.

        13. A janë të pranueshme kostot për blerjen e paisjeve që do ta ndihmojnë realizimin e projektit?

        Të gjitha kostot e papranueshme janë të listuara në udhëzuesin për aplikim për grante urgjente. Paisjet në parim nuk ndalohen por domosdoshmëria e blerjes së tyre duhet të arsyetohet.

        GRANTET INSTITUCIONALE - THIRRJA 2020

        1. A paraqet paraqet problem fakti që Planifikimi Strategjik i Organizatës përfundon në vitin 2021?

        Organizata mund të aplikojë për grant institucional ndërsa detajet e tilla duhet të sqarohen në formën e aplikimit dhe dokumentet tjera që kërkohen. Po ashtu, grantet institucionale sipas rregullave të programit, rishikohen pas secilës periudhë njëvjeçare, me ç’rast parashihet mundësia e adaptimit ndaj rrethanave dhe kontekstit.

        2. A është buxheti maksimal i financuar nga kjo thirrje total 40,000 EUR apo janë 40,000 EUR për vit?

        Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 40.000 EUR/vit (duke përfshirë edhe auditin). Pra, nëse organizata aplikon për 24 muaj, buxheti maksimal për financim që mund të kërkojë aplikanti është 80.000 EUR, kurse nëse aplikon për 36 muaj buxheti maksimal do të jetë 120.000 EUR.

        3. A duhet të paraqiitet vetëm një kornizë logjike dhe jo dy (një për organizatë dhe një për programin e grantit)?

        Duhet të paraqitet vetëm një kornizë logjike, ajo e dokumentit strategjik të organizatës (sipas modelit të EJA Kosovë).

        4. Sa i detajuar duhet të jetë buxheti organizativ (a ka nevojë të përfshijë të gjitha linjat e buxhetit për të gjitha projektet)?

        Buxheti duhet të përfshijë të gjitha projektet dhe të paraqitet sipas modelit të buxhetit të EJA Kosovë për Grante Institucionale. Linjat e buxhetit mund të paraqiten si kumulative të të gjitha projekteve (p.sh përkthime, trajnime etj.)

        5. A duhet që të gjitha projektet të përshkruhen/detajohen në aplikim dhe në buxhet apo vetëm ato janë të rëndësishme për këtë thirrje?

        Të gjitha projektet e zbatuara nga organizatat aplikuese duhet të paraqiten në formularin e aplikimit. Gjithashtu, buxheti i të gjithë organizatës për periudhën e aplikimit duhet të dorëzohet, me indikacione të qarta të atyre linjave buxhetore për të cilat kërkohet mbështetje nga programi EJA Kosovë, dhe specifikimet dhe arsyetimet e pagave (sipas modelit të EJA Kosovë).

        6. Nëse aplikacioni refuzohet si pjesë e këtij raundi, a mund të paraqesim të njëjtin aplikacion për raundin pasues apo a duhet të jetë plotësisht aplikacion i ri?

        Vlerësimi për rifreskim të aplikacionit apo ndryshim të tërësishëm është në diskrecion të organizatës dhe duhet t’i përshtatet kohës dhe rrethanave të aplikimit. Aplikacionet vlerësohen brenda raundit në të cilën dorëzohen.

        7. A lejohet aplikimi nëse organizata ka raportin e auditimit financiar vetëm për vitin 2019, ndërsa jo edhe për vitin 2018?

        Në bazë të kërkesave të thirrjes për grante institucionale, aplikanti duhet të dorëzojë pasqyrat financiare ose raportet e auditorit për dy vitet e fundit, jo domosdoshmërisht të dyja. Në rast që organizata ka për një vit raportin e auditimit, për vitin tjetër mund të dorëzojë pasqyrën financiare.

        8. A llogaritet zotimi për pagesë të punës praktike si bursë?

        Pagesa e punës praktike është kosto e pranueshme.

        9. A mund të kontraktohen kompani për mbajtjen e trajnimeve?

        Pjesa e kontraktuar nuk duhet të mbizotërojë pjesën më të madhe të grantit. Pra, mundet një pjesë e caktuar të kontraktohet. Megjithatë, pritjet janë që aktivitetet të realizohen nga organizata, sidomos në fushën e ekspertizës së saj.

        10. Në kornizën logjike, a duhet t’i referohemi qëllimit, rezultateve të pritura, dhe aktiviteteve për tri vitet e ardhshme bazuar në strategjinë, apo vetëm atyre që kërkojnë financim nga KCSF?

        Sa i përket kornizës logjike ju duhet t’i referoheni qëllimit, rezultateve të pritura, dhe aktiviteteve bazuar në tërë strategjinë e organizatës.

        11. Në këtë thirrje a mbështeten çështjet dhe problemet mjedisore?

        Po, edhe organizatat të cilat merren me problemet mjedisore mund të aplikojnë. E rëndësishme është që aplikimi të jetë në linjë me qëllimin e përgjitshëm dhe rezultatet e pritura të programit EJA Kosovë.

        12. A hyjnë edhe fëmijët në grupet e margjinalizuara?

        Po, çdo grup i margjinalizuar dhe i nënpërfaqësuar që ka nevojë për ndihmë, forcim të ndikimit në shoqëri dhe përmirësim të drejtave socio ekonimike janë të pranueshme për këtë thirrje.

        13. A lejohet aplikimi me partneritet?

        Jo, thirrja për aplikim për grante institucionale nuk përkrah partneritetet. Grantet institucionale janë të dedikuara vetëm për organizatën përfituese të grantit.

        14. A do të ketë kufizime në kategori të buxhetit organizativ?

        Vetëm kategoria e ndërtimit të kapaciteteve organizative (përfshirë kostot e pajisjeve të zyrave) nuk duhet të kalojë më shumë se 15% të nëntotalit.

        15. A lejohen pagesa jashtë Kosovës duke marrë shembull pagesa për ekspert, për vizita jashtë Kosovës, retreat, anëtarësi në rrjete të jashtme organizative?

        Po, lejohen këto pagesa por aplikanti duhet të sigurohet që arsyetimi është dhënë në linjën e caktuar të buxhetit, duke specifikuar bazën e llogaritjes së shpenzimit.

        16. A mund të sqaroni më shumë kostot direkte?

        Kostot direkte janë të gjitha shpenzimet e drejtpërdrejta të programit që nuk hyjnë në kategori të personelit dhe shpenzimeve administrative si: trajnimet, takimet e ndryshme, hulumtimet, etj.

        17. Ne që jemi përfitues paraprak të granteve në KCSF a kemi drejtë që të aplikojmë në këtë thirrje?

        Organizatave që janë përfitues të granteve nga skemat tjera të KCSF-së nuk iu ndalohet që të aplikojnë për grant nga programi EJA Kosovë.

        18. A është i domosdoshëm që të bashkëngjitet vërtetimi tatimor së bashku me dokumentet tjera për aplikim për grante institucionale?

        Vërtetimi tatimor nuk është i nevojshëm që të bashkëngjitet. Të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim janë te cekura në thirrjen për grante institucionale, udhëzuesin për aplikim dhe formën për aplikim.

        19. Çfarë përfshihet në 15% për ngritje të kapaciteteve të organizatës?

        Kjo përqindje përfshin ngritjen e kapaciteteve të stafit dhe organizatës në përgjithesi si: zhvillim/avancim të sistemeve të brendshme të punës, softuerëve të ndryshëm, trajnime për stafin dhe aktivitete tjera që vlerësohen se ndikojnë në ngritje të kapaciteteve të organizatës.

        20. A duhet të paraqiten në buxhet edhe konferencat, takimet dhe aktivitetet tjera që financohen nga donator tjerë?

        Po, duhet të paraqiten. Buxheti organizativ është krijuar për të paraqitur të gjitha shpenzimet dhe financimin e organizatës, pavarësisht nga burimet e financimit.

        21. A mund të aplikojnë për grant institucional organizatat që kanë grante për projekte të financuara nga SDC ose Sida ?

        Po, organizatat të cilat kanë grante për projekte të financuara nga SDC ose SIDA mund të aplikojnë.

        GRANTET INSTITUCIONALE - THIRRJA 2021

        1.Në kuadër të thirrjes a mundemi me e parapa edhe hapjen e një webfaqeje për publikimin e të gjitha pasqyrave financiare dhe aktiviteteve të tjera? A mundet të parashihet si aktivitet krijimi i një strategjie avokuese sipas strategjisë aktuale që e kemi?

        Nëse këto aktivitete janë në linjë me strategjinë e organizatës, kontribuojnë në arritjen e objektivave strategjike apo ju ofron mundësi si organizatë të keni përfaqësim më të mirë dhe të kontribuoni në ngritje të nivelit të transparencës mund të paraqiten.

        2. A munden me qenë aplikantë degët e një organizate?

        Organizatat që aplikojnë duhet të i plotësojnë të gjitha kërkesat dhe kriteret të cilat janë të vendosura në thirrjen për aplikim.

        3. Sa i përket dokumenteve administrative, a duhet që ato të dorëzohen në momentin e aplikimit së bashku me dokumentet tjera te aplikimit si p.sh. rregulloret e brendshme financiare, HR etj?

        Përveç dokumente të detyrueshme që janë të paraqitura në udhëzuesin për aplikim nuk është e nevojshme që të dërgohen dokumente tjera.

        4. A pranohet përmbajtja e aplikacionet/projektit në gjuhën angleze?

        Po, aplikacionet mund të dërgohen në njërën nga tri gjuhët: shqip, anglisht dhe serbisht. Shabllonet janë të publikuara në webfaqe të KCSF-së.

        5. A duhet me qenë e nënshkruar lista e anëtareve të organizatës në momentin që i dorëzojmë aplikacionin me dokumentet tjera?

        Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen ashtu siç kërkohen te pjesa e dokumenteve të detyrueshme përfshirë edhe nëse duhet të nënshkruhen ose jo.

        6. Në formularin për aplikim a mundemi me i lëviz margjinat dhe me ndërhy në format për shkak të hapësirës për të shkruar?

        Jo, në formatin e publikuar nuk mundeni me ndërhy.

        7. Tek forma e buxhetit ku janë të paraqitura shpenzimet e programit dhe komponentet, si është e menduar që të paraqiten?

        Në buxhet duhet të paraqiten të gjitha aktivitetet e organizatës varësisht nga organizimi dhe projektet/programet të cilat i keni.

        8. A na lejohet me parapa aktivitete shtesë përveq atyre që janë të planifikuara në strategjinë qe jemi duke i implementuar tashmë?

        Aktivitete të cilat propozohen duhet të jenë në linjë me strategjinë e organizatës pavarësisht a janë duke u implementuar apo jo.

        9. A lejohet aplikimi i organizatës nëse është e regjistruar në Prishtinë por anëtarësinë e ka në nivel të Kosovë në qytete të ndryshme? Pra është organizatë që punon në nivel vendi.

        Progami EJA Kosovë përkrah organizatat të cilat operojnë edhe në nivel lokal edhe qëndror.

        10. Si nënkuptohet përfshierja e qytetareve nëse grupi i synuar i organizates ose grupi me të cilin punon orgaizata është një komunitet i vecantë, janë shembull personat e verbër?

        Përfshierja e target grupës, pavarësisht se cilës kategori i takon parashihet të jetë sistematike dhe e qëllimshme përgjatë gjithë punës së organizatës. Për më shumë detaje ju lutem shihni udhëzuesin për aplikant: përfshierja e qytetarëve.

        11. Sa është përqindja e buxhetit që shërben për shpenzime administrative apo të stafit?

        Përvec kategorisë për zhvillim organizativ ku është caktuar limiti 15%, për kategoritë e tjera nuk ka ndonjë limit.

        12. A parashihet në kaudër të këtij granti krijimi i nje strategjie të re nëse tashmë strategjisë aktuale i skadon afati?

        Në thirrjen për grante institucionale organizata duhet të ketë dokumentin strategjik të organizatës i cili mbulon gjithë ose pjesën më të madhe të periudhës së grantit.

        GRANTET INSTITUCIONALE - THIRRJA 2024

        1.A kërkohet 15% të buxhetit total apo vjetor të destinohet për zhvillim organizativ? 

        15% e buxhetit total të propozuar.

        2.Sa përqind e buxhetit mund te jetë për kosto të stafit, dhe a mund të paraqesim kërkesa per cost sharing me projekte tjera? 

        Përvec kategorisë për zhvillim organizativ ku është caktuar limiti 15%, për kategoritë e tjera nuk ka ndonjë limit. Sa i përket bashkëfinancimit, në shabllonin për buxhet tek kolonat përkatëse mund të vendosni përqindjen e financimit të kërkuar nga EJA dhe përqindjen e siguruar nga donatorë të tjerë për secilin aktivitet. 

        3.Ku mund t‘i marrim shabllonet e domosdoshme për aplikim (korniza logjike, buxheti, formulari i aplikimit etj)? 

        Shabllonet e kërkuara janë të qasshme në website-in e KCSF-së tek thirrja për Grante Institucinale gjithashtu edhe në formën për aplikim online. 

        4.Për organizatat që kanëqenë përfituese më parë nga EJA ku duhet ta dëshmojmë  progresin/rezultat te fazes së mëparshme? A e elaborojmë në projekt propozim, apo pritet të ofrohet ndonjë dokument/dëshmi shtesë? 

        Nëse jeni përfitues të mëparshëm të Granteve Institucionale nga KCSF-ja, pritet të demonstroni një trend pozitiv të zhvillimit si në aspektin e kapaciteteve të brendshme ashtu edhe në strategjinë programore, sipas qëllimeve dhe objektivave të mbështetjes së mëparshme institucionale. Kjo duhet të elaborohet në kapitullin 9 (Përvoja e mëparshme me KCSF) të formës së aplikimit online.  

        5.15% e buxhetit total a është për shpenzime administrative apo paga? 

        Përvec kategorisë për zhvillim organizativ ku është caktuar limiti 15%, për kategoritë e tjera nuk ka ndonjë limit. 

        6.Lidhur me ndërhyrjet që kanë varësi ose nevojë për aprovim institucional, a mundet me iu bashkangjitë aplikimit dhe a vlerësohet pasja e ndonjë letërpëlqimi ose përkrahjeje për projektin nga institucionet relevante në fazën e aplikimit? 

        Duke marrë parasysh kontekstin në të cilin zhvillohet bashkëpunimi i ndërhyrjeve të shoqërisë civile me institucionet, dorëzimi i një letërpëlqimi në fazën e aplikimit nuk është i domosdoshëm. E rëndësishme është që organizata të paraqesë një shpjegim rreth asaj se sa ka potencial të realizohet bashkëpunimi në fjalë dhe sa rrezikohet ndërhyrja në rast se nuk arrihet bashkëpunimi me institucionin përkatës. Pra, fokusi duhet të vihet te aplikacioni, sidomos te arsyeshmëria dhe mundësitë për realizimin e ndërhyrjeve të propozuara dhe jo te dokumentet shtesë. 

        7.Përveç maturisë strategjike, ekspertizës dhe kapacitetit, a ka ndonjë kriter se si e vlerësoni nëse një organizatë konsiderohet e konsoliduar: psh. vitet e operimit, buxheti i operimit apo numri i punëtorëve? 

        Të gjitha aspektet e aplikimit janë të definuara tek kriteret e kualifikueshmërisë për aplikim, në udhëzuesit për aplikim për grante institucionale. Gjithashtu, tek pjesa e përvojës relevante në aplikacion kërkohet që në mënyrë të thuktë të dëshmohet përvoja e organizatës, sukseset e arritura dhe ekspertiza e organizatës, e që është komplementare me të gjitha kërkesat e tjera. Në këtë mënyrë si pjesa programore ashtu edhe qëndrueshmëria e organizatës vlerësohen në bazë të kritereve, përgjigjeve dhe dëshmive/dokumenteve të kërkuara përgjatë gjithë formularit për aplikim. 

        8.Lidhur me gjuhën e plotësimit të aplikacionit.  Në qoftë se regjistrohemi në gjuhën shqipe në platformë,  a mund ta plotësojmë aplikacionin në gjuhën  angleze? 

        Jo, nuk është e mundur të plotësoni aplikacionin në një gjuhë tjetër ndryshe nga ajo në të cilën është regjistruar llogaria juaj. Nëse dëshironi të ndryshoni gjuhën e aplikimit, duhet të na dërgoni një email në eja@kcsfoundation.org. Pastaj, do të merrni konfirmimin se mund të hapni një llogari të re në gjuhën në të cilën dëshironi të plotësoni aplikacionin.

        Statistikat e përgjithshme

        Grantistët sipas projekteve

        Lista e vlerësuesve të granteve të programit EJA Kosovë

        Ada Shima Hasani

        Ada Shima Hasani

        Ada Shima Hasani është konsulente në politikat e tregut të punës dhe është bashkëthemeluese e Creative Protocols. Ajo ka punuar si menaxhere e programeve të ndryshme në UNDP, të cilat kanë mbështetur reformat në politikat e punësimit, arsimit e formimit profesional në Shqipëri dhe Kosovë. Fokusi profesional i saj është në sistemet e mbrojtjes sociale, me theks të veçantë në programet aktive të tregut të punës, si dhe proceset e modernizimit në shërbimet publike të punësimit dhe sistemet informative të tregut të punës. Ka përfunduar masterin në politika sociale dhe zhvillim në Universitetin – Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër.

        Besart Lumi

        Besart Lumi

        Besart Lumi punon si Këshilltar i Programit për Ballkanin Perëndimor në Fondacionin PeaceNexus (PN). Besarti mbështet organizatat e shoqërisë civile të PN-së në Zhvillimin Organizativ dhe Ndjeshmërinë ndaj Konflikteve, dhe gjithashtu pjesërisht mbështet ekipin e Fondacionit për Azinë Juglindore mbi temat e drejtësisë tranzicionale. Ai është një studiues dhe aktivist për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë tranzicionale. Me mbi një dekadë përvojë të gjerë, Besarti ka punuar dhe shërbyer në organet drejtuese të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë. Ai ka menaxhuar programe për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriut në Kosovë dhe rajon dhe gjithashtu ka punuar në institucione publike.

        Besarti ka një MA në Zgjidhjen e Konflikteve nga Shkolla Josef Korbel e Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit dhe një BA në Shkenca Politike nga Universiteti i Prishtinës.

        Besnike Koçani

        Besnike Koçani

        Besnike Koçani është një profesioniste me përvojë mbi 20-vjeçare, duke punuar me institucione qeveritare (MESPI, ISP, MRD, MKRS dhe ministri dhe agjenci të tjera të ndërlidhura), organizata ndërkombëtare (SDC, UNDP, GTZ, UN-Habitat, UNKT) dhe organizata të shoqërisë civile (KCSF, IKS, GLPS dhe OJQ të tjera). Ajo ka shërbyer në role të ndryshme, duke përfshirë Këshilltare për Planifikimin Hapësinor/Urban, Hulumtuese, Konsulente Kombëtare, Eksperte Lokale, Menaxhere Projektesh/Detyrash dhe Udhëheqëse Ekipi. Zonja Koçani ka një diplomë master në Planifikimin Hapësinor Evropian dhe Zhvillimin Rajonal nga Instituti i Teknologjisë Blekinge (BTH) në Karlskrona, Suedi, dhe kualifikime shtesë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Shkolla e Integrimit Evropian në Prishtinë. Gjatë karrierës së saj, znj. Koçani ka ofruar shërbime këshillimore teknike për institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës, ministritë, agjencitë kombëtare, komunat dhe organizatat e shoqërisë civile. Ekspertiza e saj përfshin planifikimin hapësinor, rajonal, urban dhe mjedisor, strehimin social, trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e shoqërisë civile, duke përfshirë angazhimin e qytetarëve dhe OJQ-ve në proceset e planifikimit. Ajo ka luajtur një rol kyç në formulimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve të planifikimit hapësinor dhe investimeve kapitale, dokumenteve programore, politikave, legjislacionit dhe punimeve kërkimore. Përveç kësaj, znj. Koçani ka koordinuar dhe mbikëqyrur ekipet e planifikimit hapësinor dhe strehimit në disa komuna dhe ministri, duke menaxhuar ciklet e projekteve, përfshirë rekrutimin dhe marrëveshjet e kontributit. Ajo gjithashtu ka organizuar ngjarje të ndryshme të pjesëmarrjes publike dhe ka zhvilluar procese të dhënash, dokumente ligjore, dokumente politike dhe materiale informuese, duke promovuar zhvillimin përfshirës dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

        Ibrahim Mehmeti

        Ibrahim Mehmeti

        Ibrahim Mehmeti është konsulent i pavarur me tridhjetë vjet përvojë në gazetari dhe komunikim, si dhe në qeverisje demokratike, duke punuar për një organizatë ndërkombëtare donatore. Ai është gjithashtu një analist politik, i specializuar në çështje politike dhe marrëdhënie ndëretnike në Maqedoninë e Veriut. Ai ka pesëmbëdhjetë vjet përvojë si gazetar në fushën e medias dhe komunikimit, duke përfshirë projektimin dhe zbatimin e projekteve që mbështesin raportimin ndëretnik. Ai ka shërbyer si redaktor i revistave rajonale dhe kombëtare në Maqedoninë e Veriut dhe ka prodhuar filma dokumentarë televizivë që trajtojnë tranzicionin politik dhe ndërtimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, ai ka pesëmbëdhjetë vjet përvojë në menaxhimin e projekteve për një organizatë ndërkombëtare donatore, ku ka vlerësuar, përgatitur dhe monitoruar zbatimin e projekteve në qeverisjen demokratike. Ai ka mbikëqyrur projekte që trajtojnë shoqërinë civile, qeverisjen lokale, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe mbështetjen për reformat zgjedhore, ndër të tjera.

        Edis Agani

        Edis Agani

        Edis Agani ka mbi 20 vjet përvojë pune në menaxhimin e programeve ndërkombëtare për zhvillim, në fushat si të drejtat e njeriut, qeverisja e menaxhimi i financave publike, anti-korrupsion dhe shpëlarje e parave. Edisi ka menaxhuar ndihmën financiare shumëvjeçare të BE-së në sektorë të mëdhenj si qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, përfshirë programet që synojnë organizatat e shoqërisë civile në Kosovë. Përveç kësaj, ajo ka menaxhuar dhe ka marrë pjesë edhe në programe të mëdha të donatorëve të tjerë (SHBA dhe OKB). Ka përvojë të gjerë në menaxhimin e ciklit të projekteve, si dhe njohuri të mira të aktorëve dhe politikave të zhvillimit ndërkombëtar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Edisi ka njohuri të thella për strukturën e shoqërisë civile, kapacitetet dhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë pasi ka menaxhuar programe shumëvjeçare e të mëdha që i mbështetnin organizatat e shoqërisë civile. Ka mbi 14 vjet përvojë pune në dizajnimin e skemave për grante, vlerësimin e aplikacioneve/propozimeve, monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të granteve. Menaxhimi i programeve të mëdha në fusha të ndryshme, përfshirë të drejtat e njeriut, mediat, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, i mundësoi Edisit të fitojë njohuri të gjera për zhvillimet e përgjithshme socio-ekonomike e politike në Kosovë. Gjuha e saj amtare është shqipja dhe flet rrjedhshëm anglishten, serbishten, maqedonishten dhe turqishten.

        Ertan Munoglu

        Ertan Munoglu

        Ertan Munoglu ka mbi 20 vjet përvojë pune në fushën e demokratizimit dhe qeverisjes së mirë. Interesat e tij të veçanta janë marrëdhëniet ndëretnike, ekonomia politike dhe qasjet sistemike. Ka përvojë të gjerë me organizata të ndryshme ndërkombëtare në programet zhvillimore. Ka punuar me Aksionin Kundër Urisë, Agjencinë Evropiane për Rindërtim dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, UNDP-në, GIZ-in etj. Gjithashtu ka punuar për asociacionin e komunave të Kosovës. Ka zbatuar dhe/ose menaxhuar projekte që kanë të bëjnë me reformimin e administratës publike, qeverisjen lokale, shoqërinë civile dhe integrimin europian. Momentalisht është duke punuar me Helvetas, si menaxher projekti për decentralizim dhe mbështetje komunale dhe njëkohësisht është këshilltarë rajonal për qeverisje të mirë dhe përfaqësues i Helvetas në Kosovë. Gjatë karrierës së tij profesionale ishte i përfshirë në vlerësimin e projekt propozimeve , si dhe në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve. Pasi ka punuar për një kohë të gjatë me ndihma për zhvillim, ai ka përvojë të gjerë në menaxhimin e ciklit të projekteve, kornizat e rezultateve dhe sistemet e monitorimit. Ka mbi 10 vjet përvojë pune në dizajnimin e skemave për grante, vlerësimin e aplikacioneve/propozimeve, monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të granteve. Gjithashtu ka përvojë në kërkime akademike dhe mësimdhënie. Është (bashkë)autor i një sërë punimesh strategjike e kërkimore. Ka ligjëruar katër vjet lidhur me integrime europiane në Kolegjin Universum, kolegj privat në Kosovë. Flet rrjedhshëm shqipen, anglishten, turqishten, serbishten dhe boshnjakishten.

        Erton Kashta

        Erton Kashta

        Erton Kashta ka një prapavijë të edukimit në fushën e juridikut, të cilën pati mundësi ta vë në praktikë përmes punës në administratën publike ashtu edhe në sektorin privat. Aktualisht ai është i angazhuar si konsulent në fushën e shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale. Përvoja e tij në këto tema është ndërtuar përgjatë një angazhimi të gjatë profesional. Që nga viti 2019, ai ka udhëhequr një ekip profesionistësh si pjesë e projektit inovativ zviceran LëvizAlbania. Ky projekt synonte të mbështeste aktorët qytetarë në kërkesën e tyre për një qeverisje lokale të përmirësuar në Shqipëri, duke u bërë një markë në sektorin e shoqërisë civile. Që nga viti 2002, përvoja e tij në administratën shtetërore përfshin Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Universitetin e Arteve dhe Agjencinë Kombëtare të Turizmit, duke përfshirë një gamë të gjerë detyrash dhe përgjegjësish, ekzekutive dhe menaxheriale. Si avokat, pati mundësinë të punoj me profesionistë të lartë në sektorin privat, duke u njohur me degë të ndryshme të së drejtës dhe një gamë të larmishme temash, përfshirë edhe proceset gjyqësore. Që nga viti 2014 angazhimi i tij profesional u fokusua në sektorin e zhvillimit, duke punuar me projekte zvicerane në pozita udhëheqëse  duke mbështetur komunat në mbarë Shqipërinë dhe disa institucione në nivel qendror. Ertoni ka pasur mundësinë të punoj ngushtë me ekipe dhe profesionistë të ndryshëm dhe të përfshihet në procese që kanë rrënjosur përvojë dhe ekspertizë në fushën e qeverisjes lokale dhe decentralizimit.

        Jeton Oruçi

        Jeton Oruçi

        Jeton Oruçi është ekspert ligjor me përvojë të gjerë në reformën e administratës publike, legjislacionin mjedisor dhe të drejtat e njeriut. I lindur më 3 tetor 1985, Jetoni ka një diplomë master në Politika Publike në Rochester Institute of Technology – Universiteti Amerikan i Kosovës dhe diplomë në juridik nga Universiteti i Prishtinës. Aktualisht, ai shërben si Këshilltar Ligjor dhe Institucional në GIZ, duke u fokusuar në zhvillimin e kornizës ligjore dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale, veçanërisht në ekonominë qarkore dhe menaxhimin e integruar të mbeturinave. Jetoni flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze dhe ka një sfond të fortë në zhvillimin e politikave dhe legjislacionit, duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare si BE, OSBE, Banka Botërore dhe UNDP. Roli i tij shtrihet edhe në administratën sportive, përfshirë shërbimin në Bordin e Apelit në Unionin Evropian të Pingpongut dhe në Federatën e Pingpongut të Kosovës. Ekspertiza e gjerë e Jetonit përfshin hartimin e dokumenteve të politikave, planifikimin strategjik dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe organizatave për hartimin e ligjeve dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së.

        Dr. Linda Hoxha

        Dr. Linda Hoxha

        Dr. Linda Hoxha është ligjëruese në Departamentin e Psikologjisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Dr. Hoxha ka bërë doktoratën e saj në Psikologji, në Universitetin Ludwig Maximilians, me temën “Konceptimet që kanë punonjësit kosovarë për Lidershipin Kreativ: Hulumtim me metoda të kombinuara”, dhe ka bërë magjistraturën e saj po ashtu në Universitetin Ludwig Maximilians, në Psikologji të Ekselencës në Biznes dhe Arsim, ndërsa diplomën universitare e ka marrë në Psikologji, në Departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës. Puna e saj hulumtuese dhe interesimet e saja përfshijnë temat lidhur me lidershipin, kreativitetin, tiparet e personalitetit, faktorët motivues, stilet e prindërimit, si dhe stresin akademik. Dr. Hoxha ka punuar më parë për organizatën Save the Children International dhe për Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile, në fushën e Monitorimit dhe Vlerësimit, si dhe në Menaxhim të Projekteve. Dr. Hoxha është autore dhe bashkë-autore e një numri të konsiderueshëm artikujsh shkencorë, librash dhe raportesh.

        Ljubiša Baščarević

        Ljubiša Baščarević

        Ljubiša Baščarević ka 25 vjet përvojë pune me organizata ndërkombëtare në Kosovë, duke përfshirë Këshillin e Evropës, Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UN OHCHR), UNICEF-in, OSBE-në, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe CARE International. Përveç kësaj, ka punuar si konsulent dhe trajner i pavarur në projekte dhe iniciativa të ndryshme në Kosovë dhe rajon. Ljubiša sjell përvojë të gjerë në projektimin, zhvillimin, menaxhimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe projekteve, kryesisht në fushat e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe zhvillimit socio-ekonomik. Si zhvillues projektesh, ai ka hartuar shumë projekte që kanë siguruar financim nga donatorë të ndryshëm në Kosovë. Gjithashtu, ai ka trajnuar organizatat e shoqërisë civile mbi ciklin e menaxhimit të projekteve, monitorimin dhe vlerësimin e rezultateve të projekteve, mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave dhe komunikimin dhe raportimin e bazuar në rezultate. Për më tepër, ai është angazhuar në komisione vlerësimi për thirrjet për propozime projektesh të zbatuara nga USAID (ACT), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC – SCP), partnerët e UNICEF-it, Këshilli i Evropës dhe të tjerë. Ai ka kontribuar në hartimin e shumë raporteve analitike, rishikimin dhe hartimin e legjislacionit, zhvillimin dhe vlerësimin e strategjive dhe planeve të veprimit dhe vlerësimin pas zbatimit të legjislacionit. Përveç kësaj, ai ka njohuri të shkëlqyera mbi peizazhin e shoqërisë civile dhe medias, kuadrin legjislativ, institucional dhe politik dhe mjedisin e përgjithshëm zhvillimor në Kosovë.

        Rinor Beka

        Rinor Beka

        Rinor Beka është ekspert në programet për demokraci dhe qeverisje me mbi 18 vjet përvojë profesionale. Aktualisht, ai shërben si Këshilltar për Programet e Qeverisjes në Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) në Shqipëri. Më parë, ai ka punuar në Kosovë për më shumë se një dekadë me NDI, ku ka zbatuar një gamë të gjerë programesh për partitë politike, proceset zgjedhore, parlamentin, organizatat e shoqërisë civile, akademinë dhe komunitetin e think tank. Para angazhimit të tij me programin EJA, Rinori ishte anëtar i Bordit të Granteve dhe Çmimeve të programit për Promovimin e Shoqërisë Demokratike (DSP) dhe së fundmi ka shërbyer si vlerësues për projektin SMART Balkans. Rinori është i diplomuar në Shkenca Politike nga Universiteti i Prishtin me diplomë BA dhe MA dhe ka doktoruar nga Universiteti Karl-Francens në Graz, Austri. Ai gjithashtu ligjëron për Politikat Publike dhe Politikën Krahasuese në Kolegjin Riinvest.

        Violeta Hyseni Kelmendi

        Violeta Hyseni Kelmendi

        Violeta Hyseni Kelmendi është eksperte për media dhe komunikim publik me mbi 20 vjet përvojë pune profesionale në këtë fushë. Ka punuar si gazetare për më shumë se 10 vjet, kryesisht si korrespondente e BBC-së nga Kosova, duke raportuar për çështjet aktuale në vend. Nga viti 2011 ka punuar me organizata e projekte të donatorëve ndërkombëtarë (BE, Sida, GIZ, USAID, SDC etj), përmes së cilave ka mbështetur punën e qeverisë qëndore e lokale. Për katër vjet (2017-2021) ka shërbyer si anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave, duke qene edhe nënkryetare e këtij institucioni në dy vitet e para të mandatit të saj. Ka qenë gjithashtu aktive në shoqërinë civile, duke ofruar mbështetje profesionale, përfshirë trajnime për ndërtimin e kapaciteteve, mentorim dhe vlerësim të propozimeve për grante. Violeta ka përvojë të gjatë me projekte komunikimi dhe strategji për diplomacinë publike dhe menaxhimin e palëve të interesuara. Posedon njohuri të mira të ciklit për menaxhimin e projekteve dhe ka njohuri të thella për kontekstin socio-politik në Kosovë e procesin e demokratizimit. Gjuha e saj amtare është shqipja, flet rrjedhshëm anglishten dhe serbishten, ndërsa mirë turqishten. Është nënë e dy fëmijëve.

        Saranda Ramaj
        Saranda Ramaj
        Saranda Ramaj

        Saranda Ramaj

        Saranda Ramaj punon si gazetare në “Koha Ditore” që nga viti 2013. Fushat të cilat i mbulon lidhen me prokurimin publik, sistemin e drejtësisë dhe korrupsionin në shëndetësi. Ajo po ashtu merret me hulumtime për organizata të ndryshme që në theks kanë politikat shëndetësore në vend. Për 11 vjet pune si gazetare është shpërblyer 19 herë me çmime për gazetari hulumtuese vendore e rajonale, përfshirë këtu edhe çmimin  Gazetarja e Vitit në vitin 2022, dhe për Raportimin me të mirë në Shëndetësi për vitin 2023. Saranda përmes programeve të ndryshme trajnon të rinjtë për gazetari hulumtuese e raportimet e ndjeshme.

        Slaviša Mladenović

        Slaviša Mladenović

        Slaviša Mladenović është në mandatin e tij të dytë si Komisioner i Gjuhëve të Kosovës, ku avokon fuqishëm për mbrojtjen institucionale dhe promovimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në Kosovë, veçanërisht të gjuhëve të pakicave. Gjatë mandatit të tij, ai ka nisur disa iniciativa për të përparuar këtë qëllim, duke përfshirë krijimin e një njësie përkthimi në qeveri për të siguruar përkthimin e saktë të legjislacionit. Ai gjithashtu ka mbështetur iniciativa si zhvillimi i një fjalori dixhital shqip-serbisht-shqip, një platformë për të mësuar gjuhët dhe krijimin e programit të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës. Slaviša shpesh kërkon publikisht llogaridhënie nga institucionet që neglizhojnë njërën nga gjuhët zyrtare, më shpesh serbishten, në operacionet e tyre të përditshme. Legjislacioni kyç, që kryesisht hartohet në gjuhën shqipe, nuk përkthehet në mënyrë adekuate në serbisht, gjë që mund të çojë në zbatim ose interpretim të papërshtatshëm të ligjeve në serbisht. Slaviša punon për të siguruar një angazhim konstruktiv për çështjet e ndjeshme dhe avokon për sfidat e të drejtave të njeriut, veçanërisht ato me të cilat përballen pakicat gjuhësore dhe anëtarët e komuniteteve etnike.

        Lista e vlerësueseve

        Ada Shima Hasani

        Ada Shima Hasani

        Besart Lumi

        Besart Lumi

        Besnike Koçani

        Besnike Koçani

        Ibrahim Mehmeti

        Ibrahim Mehmeti

        Edis Agani

        Edis Agani

        Ertan Munoglu

        Ertan Munoglu

        Erton Kashta

        Erton Kashta

        Jeton Oruçi

        Jeton Oruçi

        Dr. Linda Hoxha

        Dr. Linda Hoxha

        Ljubiša Baščarević

        Ljubiša Baščarević

        Rinor Beka

        Rinor Beka

        Violeta Hyseni Kelmendi

        Violeta Hyseni Kelmendi

        Saranda Ramaj
        Saranda Ramaj
        Saranda Ramaj

        Saranda Ramaj

        Slaviša Mladenović

        Slaviša Mladenović

        Grantet
        Të fundit
        Thirrjet e hapura
        Kalendari i thirrjeve të hapura
        Pyetjet më të shpeshta
        Statistikat e përgjithshme
        Grantistët sipas projekteve
        Lista e vlerësuesve