Kontakt: dren.puka@kcsfoundation.org
Dren Puka është Drejtor Ekzekutiv në KCSF me afro 20 vite përvojë në fushën e hulumtimit, avokimit dhe zhvillimit të politikave publike pjesëmarrëse. Ai është pjesë e KCSF-së për më shumë se një dekadë, ku ka shërbyer në role kyçe udhëheqëse, përfshirë së fundmi si Drejtor për Hulumtim, Avokim dhe Ngritje të Kapaciteteve.
Ekspertiza e tij lidhet ngushtë me dizajnimin e modeleve empirike dhe teorike të analizës dhe hulumtimit, zhvillimin dhe realizimin e hulumtimeve që synojnë të prodhojnë argumente dhe evidence për krijim të politikave publike përmes pjesëmarrjes qytetare. Përveç kësaj, Dreni ka përvojë të dëshmuar në lidership dhe menaxhim, duke udhëhequr ekipe dhe procese komplekse në kontekste të ndryshimit dhe zhvillimit organizativ. Duke punuar me shumë organizata dhe duke marrë pjesë në iniciativat kyçe të politikave të lidhura me zhvillimin e shoqërisë civile, puna e Drenit është e fokusuar posaçërisht në krijimin e një mjedisi që synon të theksojë grupet dhe zërat e ndryshëm dhe të margjinalizuar për të formuar një sferë publike refleksive dhe gjithëpërfshirëse.
Ka përfunduar studimet e magjistraturës në Politika të Edukimit dhe Lidership, me specializim në Metoda të Hulumtimit në Universitetin e Rochesterit (SHBA).