Grantet Urgjente

Angazhimi për Veprim të Përbashkët (EJA Kosovë) është program i KCSF-së që mbështet nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe ndërtimit të kapaciteteve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke  vënë në plan të parë angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve përgjatë tërë punës së shoqërisë civile, EJA Kosovë synon të kontribuojë drejt dy qëllimeve kryesore ku:  (a) shoqëria civile shfrytëzon hapësirat për avokim dhe synon krijimin e mundësive/hapësirave të reja për pjesëmarrje të qytetarëve dhe qytetareve në formësimin e çështjeve me interes publik dhe (b) organizatat e shoqërisë civile forcojnë lidhjet me qytetarë dhe përmirësojnë llogaridhënien dhe transparencën ndaj anëtarëve dhe publikut të gjerë.

GRANTET URGJENTE

Grantet Urgjente ofrojnë mundësinë e intervenimit të shpejt dhe me kohë nga shoqëria civile për t’iu përgjigjur çështjeve të identifikuara që kontribuojnë drejt qëllimit të programit  EJA Kosovë. Granti u mundëson akterëve të ndryshëm të identifikojnë mundësi për kontribut dhe reagim të shpejtë për të cilat nuk ka kohë të mjaftueshme për të aplikuar dhe reaguar përmes instrumenteve të tjera dhe thirrjeve të rregullta siç janë grantet për projekte.

Për t’u kualifikuar për mbështetje, aplikantët duhet të arsyetojnë nevojën për reagim të shpejtë dhe si do të rrezikohej fusha në të cilën veprohet në mungesë të një reagimi të menjëhershëm.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

  • Individët
  • Nismat e paregjistruara
  • Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë

KOHËZGJATJA DHE BUXHETI

Aplikantët mund të  aplikojnë për financim për një periudhë deri në 12 muaj. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 3.000 EUR për grant.

Aplikimi

Aplikimi për këto grante ka kaluar nga dorëzimi i aplikacioneve përmes email-it në sistem online të aplikimit.

Aplikantët duhet të japin informatat e tyre, të elaborojnë idenë dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme përmes këtij sistemi të aplikimit.

*Në videon që mund ta gjeni në këtë link mund të shihni udhëzimet për regjistrim dhe përdorim të sistemit të aplikimit: https://bit.ly/3PbAXIC. Në rast që hasni në vështirësi ose keni nevojë për sqarime shtesë rreth këtij sistemi, ju lutemi ndjehuni të lirë të na kontaktoni përmes email-it ose telefonit.

Aplikimet për grante urgjente mund të paraqiten në çdo kohë dhe nuk ka ndonjë afat aplikimi.

Çfarëdo pyetje që mund të keni për përgatitjen e aplikacioneve ose detajet e aplikacionit për grante mund të dërgohen me email në ejainfo@kcsfoundation.org.