GRANTET PËR RRJETËZIM

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në zhvillimin e demokracisë, ofron përkrahje financiare për anëtarësim të OJQ-ve në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare, për të nxitur veprimet e përbashkëta me partnerët rajonalë e ndërkombëtarë.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Organizatat joqeveritare vendore, përveç kategorive të përjashtuara si më poshtë:

  • Përkundër statusit të tyre juridik, klubet sportive, federatat sportive, shoqatat kulturore amatore ose organizatat fetare, që janë të regjistruara si OJQ, nuk janë synim i granteve të KCSF-së.
  • Ngjashëm, OJQ-të që përfaqësojnë biznese ose subjekte të ngjashme për të cilat është e qartë që kanë aftësi financiare për të mbuluar shpenzimet e organizatës së tyre ose për të përkrahur aktivitetet e tyre, nuk janë synim i granteve të KCSF-së.
  • Degët e OJQ-ve të huaja dhe ndërkombëtare të regjistruara në Kosovë nuk kanë të drejtë të aplikojnë.

KRITERET PËR APLIKIM

Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen individualisht dhe do të vlerësohen nga Komisioni Vlerësues bazuar në këto kritere:

  • Përfitimet që do të ketë organizata nga ky anëtarësim;
  • Përputhshmëria e misionit dhe fushëveprimtarisë së organizatës aplikuese me misionin dhe fushëveprimtarinë e rrjetit në të cilin kërkohet anëtarësimi.
  • Të mos jenë të udhëhequra ose të menaxhuara nga Persona të ekspozuar politikisht (PEP).
  • Në mes aplikacionesh që plotësojnë njejtë kriteret e mësipërme, përparësi do të kenë organizatat:
  • Të cilat nuk mund të mbulojnë pagesën e anëtarësisë nga ndonjë burim tjetër;
  • Organizatat që nuk kanë pasur me herët grant për rrjetëzim.

ÇKA FINANCOHET?

Pagesa e anëtarësisë në rrjetet rajonale/ndërkombëtare (membership fee).

Shpenzimet e transferit bankar.

Të gjitha informatat rreth kritereve për aplikim, përfshirë udhëzuesit dhe format për aplikim mund t’i gjeni më poshtë.

Të gjitha pyetjet lidhur me këto grante mund t’i dërgoni në postën elektronike kcsfsida@kcsfoundation.org.