LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

THIRRJE PËR PROPOZIME - MONITORIMI I PROCESIT TË KONSULTIMIT PUBLIK NË NIVEL QEVERITAR

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile fton OJQ-të e angazhuara në politikë-bërje në nivel qeveritar që të aplikojnë me propozimet e tyre për të monitoruar konsultimin publik gjatë hartimit të dokumenteve prioritare të Qeverisë gjatë vitit 2018.

Nga 1 janari 2017, Rregullorja për Standardet Minimale për procesin e konsultimit publik obligon Qeverinë që të ndërmarrë një varg hapash konkretë për të konsultuar shoqërinë civile dhe publikun e gjerë sa herë që harton politika, ligje, strategji apo akte nënligjore. Për më tepër, obligimi për konsultim publik shtrihet nga Kushtetuta e Kosovës deri te Rregullorja e Punës së Qeverisë. Nëpërmjet një metodologjie të detajuar të monitorimit, të zhvilluar nga KCSF, organizatat e kontraktuara do të monitorojnë zbatimin e cilësisë së konsultimit publik gjatë vitit 2018, bazuar në standardet minimale dhe përtej tyre.

Afati i fundit për aplikim është më 27 nëntor 2017 (e Hënë).

Të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund të shkarkohen më poshtë.

Për të gjitha organizatat e interesuara do të organizohet një sesion informues më 10 nëntor 2017 në ora 10:00, në zyrat e KCSF-së, rruga “Fazli Greiçevci” nr. 55, Prishtinë.

Çfarëdo pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo mënyrën e aplikimit mund të dërgohet me e-mail në [email protected]

Ky aktivitet përkrahet nga Sida.
 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çka është Raporti i Progresit i Komisionit Europian dhe cili është kontributi i shoqërisë civile në hartimin e raportit të progresit të KE-së për Kosovën?më shumë