Aprovohet Strategjia e re shumëvjeçare e Rrjetit Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile, pjesë e të cilit është KCSF

Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) ka mbi 20 vite që mbledh 13 organizatat më aktive për zhvillim të shoqërisë civile nga 10 vende të Ballkanit, e që së bashku angazhohen për të mbrojtur e zgjeruar hapësirën qytetare në vendet e Ballkanit.

Dje u mbajt takimi i Bordit të BCSDN-së i cili udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv i KCSF-së, Taulant Hoxha, ndërsa sot po mbahet Kuvendi Vjetor i Anëtarëve, në të cilin u aprovua Strategjia e re shumëvjeçare e rrjetit.

Duke qenë një nga organizatat më aktive të BCSDN-së, angazhimi i KCSF-së për të mbrojtur e zgjeruar hapësirën për veprim të shoqërisë civile pasurohet në vazhdimësi nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatat e ngjashme në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Turqi, Bullgari, Rumani, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi e Slloveni.