Dita Ndërkombëtare e Romëve: Kujtojmë qëndrueshmërinë, forcën dhe përpjekjet për barazi dhe drejtësi

Dita Ndërkombëtare e Romëve, shënohet sot, më 8 Prill për të nderuar historinë, kulturën, gjuhën dhe trashëgiminë rome.

Në këtë ditë duhet të kujtojmë qëndrueshmërinë dhe forcën e komunitetit rom, dhe përpjekjet e tyre për barazi dhe drejtësi. Megjithatë duhet të kujtojmë se ende romët vazhdojnë të përballen me shtypje, racizëm e diskriminim në shoqëri duke i çuar në varfëri, padrejtësi, dhunë dhe kushte të rënda të jetesës.

KCSF mbetet e përkushtuar që të promovojë barazinë dhe drejtësinë sociale për mbrojtje të të drejtave të njeriut për pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë dhe më gjerë.