Programi për Angazhim Qytetar

Programi për Angazhim Qytetar (CEA) në Kosovëështë një iniciativë pesë vjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).Është një përkushtim për të kultivuar një kulturë të aktivizmit që e bën jetën nëpër lagjet dhe qytetet tona më të mirë, më të dashur dhe më kuptimplotë. Kjo nismë e imagjinon një të ardhme të ndërtuar në themelet e një shoqërie civile, e cila përmes aktivizmit të guximshëm, përfaqësimit nga poshtë-lart, bashkëpunimit të gjithanshëm, veprimit profesional, transparencës në të gjitha hallkat e jetës publike dhe institucionale dhe përdorimit ndryshe të burimeve sjell ndryshim rrënjësor në komunitetet tona. Po kështu, kjo nismë e synon një ndjesi të rigjetur të solidaritetit ndaj njëri-tjetrin.   

Duke ndërtuar tutje mbi dijen dhe përvojën e fuqishme të zërave më të shquar dhe të udhëheqësve të fushave të mbështetjes profesionale të shoqërisë civile dhe bashkëpunimin institucional, Programi për Angazhim Qytetar është një përkushtim serioz për të shtuar, demokratizuar dhe për të mbrojtur fuqinë që komunitetet tona kanë për të sjellur ndryshim dhe për të përparuar. Përmes përpjekjeve për koordinim të qëndrueshëm, ndërveprim të mirëfilltë dhe përmes përmirësimit të kapaciteteve të atyre që janë përditë të përfshirë në aktivizëm, Programi për Angazhim Qytetar do të çojë përpara një numër të madh veprimesh, që mbështeten në këto tri shtylla qenësore: komuniteti, besimi dhe mobilizimi i burimeve. 

Të fundit nga CEA

Qëllimet & Aktivitetet

Angazhimi i komunitetit
Bashkëpunimi ndërsektorial
Diversifikimi i burimeve

Thirrjet e hapura për trajnime

.

Thirrjet e hapura

Arritjet Kryesore

Tregimet e suksesit

Trajnimet digjitale

Fotot

4 Tetor 2024
Takimi i gjashtë i Forumit joformal të Filantropisë
11 Korrik 2024
Takimi i pestë i Forumit joformal të Filantropisë

Videot

1 2 14
“Kosova Dhuron 2023”
“Kosova Dhuron 2023”

Grantet për Partneritet

GRANTET PËR PARTNERITET

1. Te pika ku shkruan “blerja e paisjeve”, a është fjala për paisje për nevoja të organizatës apo për nevoja të projektit?

Sa i përket “blerjes së pajisjeve”, ato konsiderohen shpenzime të papranueshme për pajisjet për nevoja të organizatës. Ndërsa nëse kërkohen pajisje të tjera, atëherë ato duhet të jenë në shërbim të iniciativës dhe për përdorim të përfituesve.

2. Ju lutem na sqaroni nëse 20% bashkëfinancim kërkohet brenda shumës apo shtesë grantit? 

Kërkohet që së paku 20% e buxhetit të përgjithshëm të sigurohet me bashkëfinancim konform kritereve të thirrjes. Për ilustrim, nëse shuma totale e nevojshme për realizim të iniciativës është 6,000 EUR së paku 1,200 EUR duhet të sigurohen përmes bashkëfinancimit, ndërsa për pjesën e mbetur të shumës mund të kërkohet mbështetje përmes grantit.

3. A mund të aplikojnë edhe kompanitë mediale, të regjistruara si kompani private?

Kompanitë mediale mund të jenë pjesë e partneritetit, mirëpo aplikanti dhe zbatuesi kryesor duhet të jetë OJQ aktive e regjistruar në Kosovë.

4. Kur është afati i fundit për aplikim për “Grante për Partneritet”?

Thirrja për aplikim për “Grante për Partneritet” mbetet e hapur ndërsa vlerësimi i aplikacioneve do të bëhet në baza tre-mujore. 

5. A mund të jetë përfitues i Projektit një biznes dhe një OJQ e themeluar nga një person fizik (pra edhe biznesin edhe OJQ me pas të themeluar një person fizik)?

Kjo thirrje iu dedikohet aplikacioneve që angazhojnë sektorë të ndryshëm në punë të përbashkëta, duke mbështetur kështu partneritetet ndërsektoriale, në vend të qasjeve të fragmentuara dhe individuale. Personi i njëjtë si pronar biznesi dhe anëtar i OJQ-së paraqet konflikt të drejtpërdrejtë të interesit dhe nuk kontribuon në fuqizim të bashkëpunimit ndërsektorial. Andaj, kjo thirrje nuk përkrahë nisma të tilla.

6. A lejohet në bazë të kritereve të menaxhimit të projektit, me qenë biznesi i themeluar nga personi fizik dhe të jetë brenda shpenzimeve të pranueshme si staf brenda projektit (pra t’i paguhen pagat brenda linjave buxhetore të projektit)?

Aplikuesi dhe zbatuesi kryesor i projektit duhet te jetë OJQ. Në rast se projekti parasheh paga për stafin, paga duhet te buxhetohet për stafin e OJQ-së, te cilët janë te angazhuar direkt në zbatim të aktivitetit. Gjatë zbatimit të grantit, grantistët duhet të sigurohen që përkrahja e ofruar financiare përdoret vetëm për të mbështetur realizimin e aktiviteteve të parapara me grant, duke përfshirë personat që janë direkt të angazhuar në zbatim të aktiviteteve.

7. A lejohen aktivitete kulturore (në fushën e artit figurativ) dhe edukative (trajnime mbi dukuritë negative si bullizmi, antigjipsizmi, ekstermizm, grupet e cenuara)?

Intervenimi i propozuar duhet të kontribuojë në qëllimin e përgjithshëm të CEA-së dhe fokusohet në angazhimin e komunitetit, besimin social dhe diversifikimin e burimeve për zgjerim të bashkëpunimit ndërsektorial, të orientuar drejt zgjidhjeve për t’iu përgjigjur më mirë interesave të komunitetit dhe kultivimin e një kulture të dhënies përmes filantropisë, mbledhjes së fondeve dhe vullnetarizmit në Kosovë. Si e tillë, kjo thirrje nuk ka fokus në tema apo grupe të veçanta dhe as kufizime, përderisa intervenimet janë në përputhje me kriteret dhe kërkesat tjera të thirrjes. Ju lutem t’i referoheni thirrjes për aplikim, gjegjësisht Shtojca 1, Fushat e fokusit.

8. Tek pjesa “DEKLARATË NGA PARTNERI ZBATUES”, partneri zbatues a është i sektorit privat (biznesi) apo jemi ne si OShC? A duhet të nënshkruhet kjo deklaratë nga ne si OShC dhe sektori privat (biznesi)?

Deklarata nga partneri zbatues duhet të plotësohet nga partneri i aplikimit, ku me dorëzimin e aplikacionit, autorizon Aplikantin Kryesor (OJQ) të dorëzojë në emër të tij formularin aktual të aplikimit për aplikantin, si dhe të përfaqësohet nga Aplikanti Kryesor në të gjitha çështjet që lidhen me aplikacion për grant.

Për aplikacionet me më shumë se dy partnerë, duhet të kopjohet teksti i deklaratës në fjalë, dhe duhet të jepen informatat e kërkuara. Në qoftë se ka vetëm një partner zbatues, plotësoni vetëm një herë deklaratën. 

9. Shuma prej 20%, a duhet patjetër të mbulohet nga partneri privat që do të jetë pjesë e projektit, apo duhet të bëjmë ngritje të fondeve shtesë nga biznese të tjera apo komuniteti?

Partneritetet duhet të përbëhen nga të paktën një OJQ dhe një nga sektori privat (p.sh. biznes, media). Shuma maksimale e financimit për këtë thirrje është EUR 7,300 dhe buxheti i kërkuar nuk duhet të tejkalojë 80% të totalit të buxhetit të nevojshëm. Pjesa e mbetur (minimumi 20% e buxhetit total) duhet të bashkëfinancohet nga sektori privat ose nga komuniteti. Kontributet jo-financiare (in-kind) janë të mirëseardhura por nuk do të konsiderohen si bashkëfinancim.

10. Kam nevojë për një serrë, a mund të aplikoj për një grant dhe si të aplikoj?

    Intervenimi i propozuar duhet të kontribuojë në qëllimin e përgjithshëm të CEA-s dhe fokusohet në angazhimin e komunitetit, besimin social dhe diversifikimin e burimeve për zgjerim të bashkëpunimit ndërsektorial, të orientuar drejt zgjidhjeve për t’iu përgjigjur më mirë interesave të komunitetit dhe kultivimin e një kulture të dhënies përmes filantropisë, mbledhjes së fondeve dhe vullnetarizmit në Kosovë. Si e tillë, kjo thirrje nuk ka fokus në tema apo grupe të veçanta dhe as kufizime përderisa intervenimet janë në përputhje me kriteret dhe kërkesat tjera të thirrjes. Ju lutem t’i referoheni thirrjes për aplikim, gjegjësisht “Shtojca 1”- Fushat e fokusit.

    11. Nëse ne si OJQ jemi një nga përfituesit e një aktiviteti mentorues në KCSF, a kemi të drejtë të aplikojmë në këtë thirrje? 

      Thirrja për aplikim për “Grante për Partneritet” është e hapur për të gjitha OJQ-të aktive, të regjistruara në Kosovë, me përjashtim të degëve të OJQ-ve të huaja dhe/ose ndërkombëtare të regjistruara në Kosovë si dhe klubet sportive, federatat sportive, shoqatat kulturore amatore apo organizatat fetare që janë të regjistruara si OJQ, të cilat nuk kualifikohen për aplikim. Kufizime të tjera nuk ka. Pjesëmarrja në aktivitete mentoruese apo aktivitete të tjera në kuadër të KCSF-së dhe/apo programit CEA, nuk ndikon në mundësinë e një OJQ-je për të aplikuar në grantet e hapura në CEA.

      12. Cili është afati i fundit për aplikim në ciklin e radhës?

        Cikli i ardhshëm për aplikim për “Grante për Partneritet” parashihet të lansohet gjatë muajit shtator 2024. Gjithsesi, ju ftojmë të ndiqni ueb faqen dhe/apo rrjetet sociale të KCSF-së për informata të detajuara dhe të përditësuara.

        Instrumentet

        Dokumentet Kryesore

        Lista e dokumenteve

        CEA
        Të fundit
        Qëllimet & Aktivitetet
        Thirrjet e hapura
        Arritjet kryesore
        Trajnimet digjitale
        Instrumentet
        Dokumentet kryesore