Dita Botërore e Sindromës Down: 𝐉𝐞𝐩𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝 𝐬𝐭𝐞𝐫𝐞𝐨𝐭𝐢𝐩𝐞𝐯𝐞

Nën moton “𝐉𝐞𝐩𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝 𝐬𝐭𝐞𝐫𝐞𝐨𝐭𝐢𝐩𝐞𝐯𝐞*”, sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Për promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromën down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre, punon çdo ditë me përkushtim Down Syndrome Kosova(DSK).

Për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e demokracisë në shoqërinë kosovare, 𝐊𝐂𝐒𝐅 gjatë vitit të kaluar i ndau Çmimin për Demokraci 2022 znj.Sebahate Hajdini-Beqiri, aktiviste për komunitetin e sindromës down në Kosovë, nënë e një fëmije me sindromën down dhe themeluese e Down Syndrome Kosova. Hajdini-Beqiri për vite të tëra i është përkushtuar përmirësimit të mirëqenies së përgjithshme të personave me sindromën down në Kosovë. Ajo së bashku me kolegët/et e saj përgjatë vitit 2022 kishte mobilizuar komunitetin e sindromës down në Gjilan dhe kishte hapur me sukses qendrën e parë të Down Syndrome Kosova në këtë qytet, sukses ky që u vlerësua me Çmimin për Demokraci.

Në kuadër të programit të KCSF-së “𝐄𝐣𝐚 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈”, DSK-ja përmes Grantit për Zhvillim Organizativ dhe Grantit Urgjent, arriti të ngrisë kapacitetet dhe të angazhojë komunitetin e personave me sindromë down dhe familjarët e tyre në avokim. Programi ndihmoi në forcimin e strukturave organizative përmes hartimit të rregulloreve dhe politikave të brendshme si dhe krijimin e dokumentacionit për decentralizimin e qendrave lokale të DSK-së.

Gjithashtu, u realizuan një sërë aktivitetesh në nivel lokal që synonin edukimin gjithëpërfshirës, integrimin shoqëror si dhe pavarësimin individual dhe autonominë e personave me sindromën down.

KCSF mbetet e përkushtuar për të përkrahur shoqërinë civile në përpjekjet dhe punën e çmuar drejt kauzave që sjellin barazi dhe dinjitet për secilin/en qytetarë/e. Andaj sot dhe gjithmonë i bashkohemi thirrjes që t’u jepen fund stereotipeve.

DSK është mbështetur përmes Programit EJA Kosovë, program ky i KCSF-së për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia.

*𝐒𝐭𝐞𝐫𝐞𝐨𝐭𝐢𝐩𝐞𝐭 janë paragjykime që njerëzit formojnë mbi karakteristikat e dikujt apo diçkaje të cilat shpesh janë të pasakta, ose të gabuara pasi që bazohen kryesisht në informacione të kufizuara ose përvoja personale. Pasi të formohet një stereotip, mund të jetë e vështirë për t’u thyer apo ndryshuar. Stereotipet krijojnë pengesa në trajtimin e personave me sindromën Down si individ të barabartë me të tjerët.