LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Trajnimet mbi Standardet Minimale për Konsultim Publik mbahen në 4 komuna të Kosovës

KCSF organizoi një seri trajnimesh me organizatat e shoqërisë civile për “Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik” në katër komuna të Kosovës, në Prizren, Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Këto trajnime, të cilat u mbajtën nga mesi i muajit shkurt deri në fillim të marsit 2017, u fokusuan në Rregulloren për Standarde Minimale në procesin e konsultimit publik, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2017. Përveç obligimeve dhe mekanizmave të pjesëmarrjes së shoqërisë civile që dalin nga kjo rregullore, trajnimet trajtuan edhe parimet e përgjithshme të pjesëmarrjes qytetare dhe elemente praktike të kontributit të shoqërisë civile në procesin e hartimit të politikave dhe ligjeve në nivel të Qeverisë.

Në kuadër të trajnimeve u përfshinë informacione mbi dokumentet, format dhe teknikat e konsultimeve publike, të cilat i nënshtrohen procesit të konsultimit me publikun duke u bazuar në rregulloren përkatëse.
Rregullorja për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik përcakton një numër të obligimeve që Qeveria duhet t’i plotësojë gjatë procesit të konsultimit publik, e që ofrojnë mundësi për shoqërinë civile që të kontribuojnë në procesin e politikëbërjes dhe ligjbërjes në nivel të Qeverisë.


Trajnimet e KCSF për OSHC-të synuan aftësimin e tyre për të dhënë kontribut sa më domethënës në procesin e konsultimit publik sipas kësaj rregulloreje. Programi i trajnimeve u hartua bazuar në një marrëveshje bashkëpunimi që KCSF ka nënshkruar me Zyrën për Qeverisje të Mirë të Zyrës së Kryeministrit.
 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çka është Programi për përkhraje të shoqërisë civile (Civil Society Facility)?më shumë