LAJMI I FUNDIT: THIRRJE PËR OFERTIM – ANKETIM PËR INDEKSIN KOSOVAR TË... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Mbahet trajnimi “Qeverisja e brendshme e organizatave të shoqërisë civile”

Në vijim të kërkesës së skemës së granteve për nismat e avokimit, financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, KCSF organizoi trajnimin me temë "Qeverisja e brendshme e organizatave të shoqërisë civile", mbajtur në 15-17 maj 2017.


Ky aktivitet treditor përcolli pjesëmarrësve informata dhe aftësi thelbësore për mirëfunksionimin e një OSHC-je përmes zbatimit të legjislacionit dhe dokumenteve të tjera të brendshme, si dhe ofroi njohuri për parimet e menaxhimit financiar.


Trajnimi u ndërtua në atë formë që të ofronte shembuj praktikë dhe shkëmbim të përvojave. Kështu, pjesëmarrësit morën njohuri mbi parimet dhe funksionimin e sektorit të shoqërisë civile në përgjithësi, përmes shembujve praktikë dhe shkëmbimit të përvojave.


Gjatë trajnimit u diskutuan strukturat e brendshme dhe roli i tyre në varësi të tipit të organizatës, legjislacioni i aplikueshëm dhe parimet e menaxhimit financiar në shoqëri civile. Për të mundësuar njohje mbi organizimin sa më të mirë të brendshëm e funksionim të mirëfilltë të OSHC-ve, u shtjelluan në detaje dokumentet e brendshme të organizatave dhe masat e nivelet e llogaridhënies.


Ky sesion u ndërtua mbi nevojat e organizatave që janë pjesëmarrëse në trajnim, dhe për të vënë në praktikë dhe për të vlerësuar njohuritë e fituara, të pranishmit morën pjesë në punime grupore.

 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çfarë është konsultimi?më shumë