FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

FTESË PËR APLIKIM PËR GRANTE PËR PËRFAQËSIM RAJONAL/NDËRKOMBËTAR TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në hartim dhe zbatim të politikave, të cilat prekin komunitetin dhe publikun e gjerë përmes nxitjes së veprimeve të përbashkëta me partnerët, ofron përkrahje financiare për përfaqësim rajonal/ndërkombëtar të organizatave të këtij sektori.


KUSH MUND TË APLIKOJË: 
Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të regjistruara në Kosovë.

 

AKTIVITETET/NGJARJET TË CILAT PËRKRAHEN:

  • kongreset;
  • konferencat;
  • seminaret;
  • punëtoritë;
  • takimet strategjike;
  • takimet e ndryshme të rrjeteve (kuvendet e anëtarëve, bordet, komisionet etj.)

Përparësi do të kenë aplikuesit që kanë rol aktiv gjatë pjesëmarrjes dhe do të ofrojnë kontribut të drejtpërdrejtë në aktivitet. Aktiviteti duhet të jetë i ndërlidhur me punën e organizatës (misionin/fushat e veprimit) të cilën e përfaqëson.

Të gjitha informatat rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, përfshirë formën e aplikimit dhe udhëzuesin për aplikim, mund të shkarkohen në www.kcsfoundation.org.

Të gjitha pyetjet lidhur me aplikimin për grante nga kjo skemë mund të dërgohen në e-mailin [email protected].

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

A mund të shndërrohet shoqata në fondacion dhe anasjelltas?më shumë