LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Këshillim gjatë punës

Me qëllim të adresimit të nevojave konkrete të OShC-ve dhe institucioneve publike në mënyrë adekuate, Qendra do të ofrojë këshillim gjatë punës. Përmes këshillimit gjatë punës synohet transferimi i njohurive personale dhe të organizatës, të fituara nga studimet dhe përvoja e punës në fushat përkatëse. Në këtë mënyrë, KCSF së bashku me partnerët, përmes Qendrës do të ofrojë përkrahje për të adresuar nevojat konkrete të OShC-ve/institucioneve publike në çështjet që kanë të bëjnë me fushat e ekspertizës që mbulohen nga Qendra. 


Kush mund të përfitojë nga këshillimi gjatë punës?

  • Organizatat e shoqërisë civile;
  • Institucionet publike.

Si të aplikoj për këshillim gjatë punës?

  • Bëni identifikimin e përafërt të çështjes që mendoni ta adresoni përmes këshillimit gjatë punës;
  • Çështja të cilën keni identifikuar duhet të jetë brenda kornizës së fushave të cilat mbulohen nga Qendra;
  • Çështja të cilën e adresoni duhet që të jetë në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve të organizatës/institucionit tuaj;
  • Kontaktoni stafin e Qendrën për të plotësuar aplikacionin për këshillim gjatë punës, apo shkarkoni aplikacionin në webfaqen www.kcsfoundation.org, dhe të plotësuar e dërgoni në adresën elektronike [email protected];
  • Stafi i Qendrës do ta vlerësojë aplikacionin tuaj dhe do t’ju informojë për rezultatin e vlerësimit.

Bazuar në vlerësimin që do të bëhet nga aplikacioni dhe në bashkëpunimin me organizatën/institucionin aplikues, Qendra do të hartojë planin e detajuar për këshillim gjatë punës  dhe do të përzgjedhë njohësit/trajnerët adekuat për çështjen tuaj.


Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çfarë kuptojmë me vullnetarizëm?më shumë