LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Qendra e KCSF-së

Qendra ka për qëllim krijimin e një hapësire e cila do të jetë në funksion të drejpërdrejtë të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të shoqërisë civile përmes promovimit dhe përkrahjes së organizimit dhe qeverisjes së mirë të OShC-ve, mbledhjes, strukturimit dhe shpërndarjes së informatave për zhvillimet e fundit të sektorit të shoqërisë civile, ngritjes së kapaciteteve të OShC-ve dhe ngritjes së nivelit të bashkëpunimit në mes të OShC-ve, autoriteteve publike dhe donatorëve.
 
Fushat kryesore të cilat mbulohen nga Qendra
Bazuar në përvojën e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile në zhvillimin e sektorit të shoqërisë civile dhe procesin e integrimit europian, fushat kryesore të cilat do të mbulohen nga Qendra e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile janë:

Legjislacioni për shoqëri civile

  • Parimet themelore të së drejtës jo-për-përfitim;
  • Kuptimi dhe zbatimi i Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ;
  • Koncepti i Statusit për Përfitim Publik dhe zbatimi në Kosovë;
  • Korniza bazë fiskale për veprimtarinë e OShC-ve.
Qeverisja e brendshme e organizatave të shoqërisë civile
  • Parimet themelore të qeverisjes së mirë të brendshme;
  • Organet dhe strukturat vendim-marrëse dhe menaxhuese dhe funksionimi i tyre;
  • Dokumentet e brendshme të OShC-ve (statuti, rregulloret e punës, etj);
  • Sistemet dhe strategjitë e transparencës dhe llogaridhënies.
Pjesëmarrja qytetare në vendim-marrje
  • Parimet themelore e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje;
  • Roli i shoqërië civile në hartim dhe zbatim të politikave;
  • Nivelet dhe mënyrat e pjesëmarrjes në vendim-marrje;
  • Korniza ligjore për pjesëmarrje qytetare në Kosovë;
  • Mënyrat dhe teknikat e procesit të konsultimeve publike;
  • Nivelet dhe strukturat e bashkëpunimit autoriteteve publike - shoqëri civile.
Pjesëmarrja e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian
  • Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit europian;
  • Mekanizmat dhe strukturat BE – shoqëri civile;
  • Mekanizmat dhe strukturat institucione vendore – shoqëri civile;
  • Pjesëmarrja në hartim, zbatim dhe monitorim të dokumenteve kryesore BE – Kosovë.

Ngritja e fondeve

  • Kapacitetet për ngritjen e fondeve për OShC;
  • Format dhe mënyrat e përkrahjes së organizatave të shoqërisë civile;
  • Konsultimi dhe programimi i asistencës teknike;
  • Koordinimi i donatorëve dhe fushave që përkrahen.

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Si mund të merret Statusi për Përfitim Publik në Kosovë?më shumë