LAJMI I FUNDIT: Thirrje për aplikim - Kontributi në zbatimin e Marrëveshjes... më shumë
Fondet për Shoqëri Civile

Grante

GRANTET PËR PROJEKTE PËR KONTRIBUT NË ZBATIMIN TË MSA

 

Zbatimi i MSA-së është një proces reformues gjithëpërfshirës që institucionet dhe shoqëria kosovare duhet të ndërmarrin. Procesi i reformës në BE do të përfitonte nga një përfshirje e shoqërisë civile, qoftë përmes rritjes së kërkesës për qeverisje të mirë, hulumtimit dhe analizës, ngritjes së kapaciteteve ose komunikimit më të mirë.

 

Në këtë aspekt, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile i bënë thirrje të gjitha organizatave të shoqërisë civile që të aplikojnë me projekt-propozime të përgatitura për të kontribuar në trajtimin e këtyre sfidave.

 

Në kuadër të kësaj thirrje, grantet synojnë të mbështesin angazhimin e organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e prioriteteve afatshkurta të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe masave të renditura në Agjendën e Reformave  Europiane (ERA).  


Për gjitha informatat e nevojshme për aplikim klikoni këtu.

 

 

GRANTE PËR RRJETËZIM DHE PËRFAQËSIM
 
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në hartim dhe zbatim të politikave, të cilat prekin komunitetin dhe publikun e gjerë përmes nxitjes së veprimeve të përbashkëta me partnerët, ofron përkrahje financiare për anëtarësim të OJQ-ve në rrjete rajonale/ndërkombëtare dhe përfaqësim rajonal/ndërkombëtar të organizatave të këtij sektori.

Të gjitha informatat rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, përfshirë format e aplikimit dhe udhëzuesit për aplikim, mund të shkarkohen në vegëzat më poshtë:

 

Grantet për përfaqësim rajonal/ndërkombëtar


Grantet për rrjetëzim



PËRFITUESIT


Përfituesit e granteve për përfaqësim


Përfituesit e granteve për rrjetëzim 

 

Grantet për projekte - përmbledhje e informatave për TruAktiv

 

 

 

     Përkrahur nga: 


Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çka është Instrumenti Europian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR)?më shumë