LAJMI I FUNDIT: OSHC-TË E BALLKANIT MBLIDHEN NË PRISHTINË PËR TË RRITUR... më shumë
Fondet për Shoqëri Civile

Përkrahja nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim – SDC

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) është agjenci bashkëpunimi ndërkombëtare e Zvicrës në kuadër të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA). SDC-ja është përgjegjëse për koordinimin e përgjithshëm të aktiviteteve zhvillimore dhe bashkëpunimit me Europën Lindore, si dhe për ndihmën humanitare të ndarë nga Konfederata zvicerane.


Qëllimi i bashkëpunimit është ai i reduktimit të varfërisë. Ajo është menduar veçanërisht për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e autonomisë së shteteve, për të kontribuuar në përmirësimin e kushteve të prodhimit, në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e mjedisit, dhe për të siguruar qasje më të mirë në arsim dhe shërbime themelore të kujdesit shëndetësor.


Zvicra investon rreth 200 milionë franga në vit për të luftuar varfërinë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendeve në zhvillim dhe shtetet e Lindjes. Dy zyra federale koordinojnë bashkëpunimin për zhvillim ndërkombëtar në emër të Konfederatës zvicerane: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO). Për Kosovën fondi zviceran kap shumën e rreth 60-70 milionë franga për një periudhë 3- vjeçare.


Të gjitha aktivitetet zyrtare synojnë të përmirësojnë kushtet e jetesës për njerëzit në nevojë. Bashkëpunimi për zhvillim përqendrohet pikësëpari në parandalimin e konflikteve, zhvillim social, qeverisje të mirë, pormovimin e strukturave ekonomike dhe ruajtjen e burimeve natyrore. Bashkëpunimi zviceran gjithashtu përpiqet të aftësojë vendet partnere për të udhëhequr iniciativat e tyre. 


Objektivat dhe mundësitë e financimit 

SDC-ja dhe SECO-ja mbështesin Europën Lindore dhe Shtetet e Pavarura të Komonuelthit (CIS) në tranzicionin e tyre drejt një ekonomie tregu përmes shkëmbimit të përvojave dhe ndihmave financiare. Departamenti i SDC-së i Ndihmës Humanitare dhe Njësia e Ndihmës Humanitare (SHA) janë për emergjenca të tilla si: katastrofat natyrore, krizat dhe konfliktet e armatosura. 

Ndërsa ndihma emergjente është e përqendruar në zonat me nevoja më të mëdha, bashkëpunimi bilateral i SDC-së merr një qasje të ndryshme. Ky bashkëpunim përqendrohet në 14 vende dhe rajone prioritare dhe në 7 programe të veçanta. SDC-ja përpiqet për zhvillim të qëndrueshëm. Në Europën Lindore, SDC-ja fokusohet në 10 vende dhe në bashkëpunim shumëpalësh me agjencitë e specializuara të OKB-së, Bankës Botërore dhe bankat rajonale të zhvillimit. 


SECO-ja është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e masave të politikës ekonomike dhe tregtisë me vendet në zhvillim dhe në transicion. Qëllimet kryesore të SECO-së janë integrimi i vendeve partnere në ekonominë botërore dhe nxitja e rritjes së qëndrueshme ekonomike, duke dhënë një kontribut efikas dhe efektiv në reduktimin e varfërisë. Prioritetet e SECO-së janë forcimi i aftësisë konkurruese të vendeve partnere dhe diversifikimi i tregtisë së tyre, mobilizimi i investimeve vendëse dhe të huaja, përmirësimi i infrastrukturës bazë dhe nxitja e kushteve bazë për qëndrueshmëri ekonomike. Vëmendje e veçantë u është dhënë ndryshimeve klimatike, energjisë dhe çështjeve të mjedisit. Mobilizimi i kapitalit privat dhe i përvojave përbën një parim të rëndësishëm të bashkëpunimit të SECO-së.


Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) përmes projektit për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) që zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) – ofron përkrahje financiare për nisma që përputhen me fushat e këtij programi. Projekti për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) synon të përkrahë zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë. Projekti synon të përkrahë nisma, projekte apo aktivitete që vijnë nga shoqëria civile, por edhe nga institucionet akademike dhe organizatat profesionale që kanë potencial të kontribuojnë në ndryshime thelbësore në shoqëri në nivelin kombëtar, rajonal dhe lokal.

 

Për më shumë informata vizitoni www.eda.admin.ch/countries/kosovo/en/home/representations/cooperation-office.html.  

 

Për skemën për grante për Kosovë www.kcsfoundation.org/dsp.

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Si mund të merret Statusi për Përfitim Publik në Kosovë?më shumë