Grante për Partneritet

Programi për Angazhim Qytetar, i financuar nga misioni i USAID-it në Kosovë, ka hapur thirrjen për aplikime për të mbështetur partneritetet ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) dhe sektorit privat.

Këto partneritete do të punojnë në iniciativa të përbashkëta që adresojnë shqetësimet e komunitetit dhe promovojnë bashkëpunimin ndërsektorial, me synimin për të kontribuar në rritje të besimit social dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për mbështetjen financiare dhe jofinanciare të shoqërisë civile.

Shuma maksimale që mund të jepet është EUR 7,300. Kërkohet që së paku 20% e kostos totale të sigurohet me bashkëfinancim. Kontributet jo-financiare (in-kind)  janë të mirëseardhura mirëpo nuk konsiderohen si bashkëfinancim.

Për tu konsideruar për këtë mundësi financimi, aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikacionet në ceainfo@kcsfoundation.org.

Thirrja për aplikim mbetet e hapur ndërsa vlerësimi i aplikacioneve do të bëhet në baza tre-mujore. Grupi i parë i aplikacioneve planifikohet të vlerësohen gjatë muajit Korrik 2024.

Pyetjet në lidhje me dokumentet për aplikim mund të adresohen në ceainfo@kcsfoundation.org.

Përgjigjet ndaj të gjitha pyetjeve të pranuara do të publikohen në seksionin “Apliko për grante” në uebfaqe të KCSF-së.