Hulumtimi dhe Avokimi

Përmes funksioneve të saj hulumtuese dhe avokuese, KCSF punon me akterët përkatës për të krijuar dhe mbrojtur bazën e politikave dhe ligjore, si dhe mundësi praktike për shoqërinë civile që të operojë lirisht dhe të angazhohet në proceset publike. 

KCSF krijon njohuri, ofron ekspertizë dhe avokon në dizajnimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore pozitive në lidhje me funksionimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile, dhe mobilizon shoqërinë civile për çështje të rëndësishme relevante për sektorin, përmes hulumtimeve dhe publikimeve përkatëse dhe cilësore, promovimit të praktikave më të mira ndërkombëtare, avokimin aktiv të politikave dhe monitorimin e hapësirës qytetare dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi në fusha të veçanta. 

Përmes mbledhjes, përpunimit dhe analizimit të vazhdueshëm të dëshmive dhe të dhënave relevante, KCSF prodhon në mënyrë periodike studimet e saj kryesore të Indeksit Kosovar të Shoqërisë Civile dhe Matricës Monitoruese për Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, monitoron rregullisht zbatimin e politikave në fushat kryesore siç janë konsultimi publik dhe financimi publik për OJQ-të, përgatit analiza dhe propozime specifike të politikave në fusha të tilla si liria e asociimit, përfshirja e shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian, Parandalimi i pastrimit të parave dhe lufta kundër financimit të terrorizmit (PPP-LFT) – duke përfshirë shërbimet financiare për shoqërinë civile, Filantropinë dhe tatimin për donatorët e shoqërisë civile, Veprimtaria ekonomike dhe tatimi i OJQ-ve, Raportimi financiar për OJQ-të, Hapësirat publike, Vullnetarizmi etj. 

Hulumtimi i KCSF-së shërben si bazë për avokim proaktiv në temat thelbësore si përmes përcaktimit të agjendës ashtu edhe reagimit ndaj nismave të politikave, duke ndërmarrë veprime të qëllimshme dhe strategjike për të ndikuar dhe formësuar temat dhe çështjet që kanë nevojë për prominencë si në diskursin publik ashtu edhe në agjendën e qeverisë. Kjo bëhet me kontributin e drejtpërdrejtë në grupet e punës dhe strukturat e tjera formale të procesit të politikëbërjes, ngjarjet publike, komentet me shkrim mbi propozimet e politikave të institucioneve publike, fushatat avokuese, si dhe forma të tjera të avokimit të politikave. 

Hulumtimi dhe avokimi i KCSF-së ndërtohet rreth qasjes pjesëmarrëse me përfshirje aktive të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë gjatë hulumtimit dhe mobilizimit të grupeve më të gjera të aktorëve të shoqërisë civile gjatë avokimit.

Të fundit

Publikimet

Tema Avokuese

  • 3 Shkurt, 2008
Hulumtimi dhe Avokimi
Të fundit
Publikimet
Tema Avokuese