GRANTE PËR ZHVILLIM ORGANIZATIV

Angazhimi për Veprim të Përbashkët (EJA Kosovë) është program i KCSF-së që mbështet nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe ngritjes së kapaciteteve, me synimin e përgjithshëm për kontribut domethënës në zhvillimin demokratik dhe socio-ekonomik të Kosovës. E themeluar si mekanizëm i financimit me bashkim të fondeve, EJA Kosovë aktualisht bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. 

Duke vënë në plan të parë angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në punën e shoqërisë civile, EJA Kosovë synon të kontribuojë drejt dy objektivave kryesorë (a) rritjes së angazhimit të qytetarëve në jetën publike nëpërmjet avokimit me pjesëmarrje të shoqërisë civile dhe (b) t’u mundësohet OSHC-ve që t’i forcojnë marrëdhëniet me qytetarët e tyre dhe t’i përmirësojnë kapacitetet e tyre organizative.

EJA Kosovë bazohet në premisën që përmes sistemeve të përshtatura të gjithëpërfshirjes, transparencës dhe llogaridhënies nga njëra anë, dhe qasjes dhe komunikimit më të mirë me komunitetin, nga ana tjetër, OSHC-të, duke i përfshirë qytetarët në punën e tyre, mund të ndërtojnë bazë më të fortë dhe më të angazhuar të mbështetjes. Kjo forcon qytetarët e tyre dhe mundëson që ato t’i përfaqësojnë më mirë nevojat dhe shqetësimet e komunitetit. Së bashku me qeverisje të brendshme, transparencë dhe angazhim më të mirë të qytetarëve, kjo do të kontribuojë në rritjen e besimit të publikut në OSHC-të. Qytetarët i shohin ato si platformë legjitime dhe efektive për ngritjen e shqetësimeve dhe avokimin për ndryshim.

Grantet për zhvillim organizativ u mundësojnë organizatave të niveleve të ndryshme që kanë një drejtim të qartë të zhvillimit të tyre të aplikojnë për zhvillimin e ndonjë programi të ri ose ekzistues, metodologjie ose qasjeje pune brenda organizatës. Në veçanti, këto grante synojnë të mbështesin ndërtimin e kapaciteteve të stafit, zhvillimin dhe zbatimin e sistemeve dhe procedurave të brendshme, zhvillimin e politikave dhe dokumenteve të brendshme, përdorimin e softuerëve dhe pajisjeve ose metodologjive dhe qasjeve specifike.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Organizatat Joqeveritare (OJQ) vendore të regjistruara në Kosovë.

AFATI KOHOR DHE BUXHETI

Organizatat mund të aplikojnë për financim për një periudhë minimale 6 muaj dhe një periudhë maksimale deri në 12 muaj. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 15,000 EUR.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Aplikantët duhet t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre të plotësuara nëpërmjet grants.kcsfoundation.org. Vetëm aplikacionet që i përmbushin plotësisht kërkesat e thirrjes të përshkruara në udhëzimet për aplikim dhe formularin e aplikimit do të merren parasysh.

Afati i fundit për aplikim është 28/06/2026 në ora 23:59 sipas kohës lokale.

Për informata shtesë, duke përfshirë udhëzimet për aplikim, ju lutemi vizitoni www.kcsfoundation.org.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përgatitjen e aplikacionit ose detaje rreth aplikimit për grant, ju lutemi na kontaktoni me e-mail në eja@kcsfoundation.org.