U HAP PROJEKTI ‘PROMOVIMI I SHOQËRISË DEMOKRATIKE’ ~ 14 QERSHOR 2011, PRISHTINË

Të Martën, më 14 Qershor 2011, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile zyrtarisht hapën projektin “Promovimi i Shoqërisë Demokratike”.

Në praninë e një numri të madh mysafirësh vendorë dhe ndërkombëtarë, projekti u shpall i hapur nga z. Samuel Waelty– Drejtor në Kosovë, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Ilir Deda – Këshilltar i Presidentes së Republikës së Kosovës.

Projekti synon të përkrahë nisma, projekte apo aktivitete që vijnë nga shoqëria civile, por edhe nga institucionet akademike dhe organizatat profesionale që kanë potencial të kontribuojnë në ndryshime thelbësore në shoqëri në nivelin kombëtar, rajonal dhe lokal. Projekti do të mbuloj tërë Kosovën, derisa shuma e përgjithshme e projektit është mbi 1 milion EUR, dhe mbulon periudhën 2011-2014.

Qëllimi kryesor i Projektit është të kontribuohet drejt zhvillimit të një shoqërie demokratike në Kosovë përmes: Ngritjes së pjesëmarrjes qytetare dhe përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve kosovare, përmirësimit të bashkëjetesës ndër-etnike dhe integrimit të komuniteteve pakicë në një Kosovë shumë-etnike, dhe
avancimin e barazisë gjinore në Kosovë

KCSF do të mbajë sesione informuese rreth këtij projekti në të gjitha qytetet e Kosovës, duke filluar nga e Premtja (17 Qershor). Orarin dhe vendin e saktë të sesioneve informuese mund ta shkarkoni këtu.

Të gjitha informatat rreth projektit dhe format e aplikimit mund t’i gjeni në www.kcsfoundation.org/dsp