THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE TË MESME PËR PROJEKTE

Grantet e mesme për projekte synojnë të mbështesin ndërhyrje të përmasave të mesme  nga organizatat e shoqërisë civile që trajtojnë çështje me interes publik dhe kontribuojnë  në arritjen e rezultateve konkrete dhe ndryshimeve sistematike në nivel lokal ose  kombëtar.

Grantet për Projekte të Mesme u dedikohen OJQ-ve me kapacitete të mjaftueshme organizative dhe teknike për të hartuar dhe zbatuar ndërhyrje më të qëndrueshme dhe për të arritur rezultate brenda një periudhe të përcaktuar. Ndërhyrjet e mbështetura pritet të dëshmojnë një kuptim të qartë të çështjes së trajtuar, një qasje koherente për arritjen e  ndryshimit të propozuar, si dhe përfshirje domethënëse të qytetarëve dhe grupeve të synuara në ndërhyrje.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Organizatat Joqeveritare (OJQ) vendore të regjistruara në Kosovë.

AFATI KOHOR DHE BUXHETI

Organizatat mund të aplikojnë për financim për një periudhë minimale 12 muaj dhe një periudhë maksimale deri në 24 muaj. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 50,000 EUR duke përfshirë shpenzimet e auditit.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Para se të filloni aplikimin tuaj, ju lutemi lexoni udhëzimet për aplikim

Vetëm aplikacionet që përputhen plotësisht me kërkesat e thirrjes siç përshkruhet në udhëzimet e aplikimit dhe formularin e aplikimit do të merren parasysh.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 06/11/2026 në orën 16:00 me orën lokale.

Këtu mund të shkarkoni Formularin e Aplikimit në formatin Word, si një mjet shtesë për përgatitjen e propozimit tuaj.

Ne inkurajojmë fuqimisht aplikantët të dorëzojnë aplikacionet e tyre shumë përpara afatit për të shmangur çdo vështirësi teknike të minutës së fundit. Këto çështje mund të përfshijnë trafikun e madh të internetit, problemet e lidhjes me internetin ose dështimet e energjisë elektrike, të cilat mund të çojnë në vështirësi në dorëzim. KCSF nuk mund të mbajë përgjegjësi për ndonjë vonesë të shkaktuar nga këto çështje.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përgatitjen e aplikimit ose detaje rreth aplikimit për grant, ju lutemi na kontaktoni me email në eja@kcsfoundation.org.