Grantet e mesme për projekte synojnë të mbështesin ndërhyrje të përmasave të mesme nga organizatat e shoqërisë civile që trajtojnë çështje me interes publik dhe kontribuojnë në arritjen e rezultateve konkrete dhe ndryshimeve sistematike në nivel lokal ose kombëtar.
Grantet për Projekte të Mesme u dedikohen OJQ-ve me kapacitete të mjaftueshme organizative dhe teknike për të hartuar dhe zbatuar ndërhyrje më të qëndrueshme dhe për të arritur rezultate brenda një periudhe të përcaktuar. Ndërhyrjet e mbështetura pritet të dëshmojnë një kuptim të qartë të çështjes së trajtuar, një qasje koherente për arritjen e ndryshimit të propozuar, si dhe përfshirje domethënëse të qytetarëve dhe grupeve të synuara në ndërhyrje.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Organizatat Joqeveritare (OJQ) vendore të regjistruara në Kosovë.
AFATI KOHOR DHE BUXHETI
Organizatat mund të aplikojnë për financim për një periudhë minimale 12 muaj dhe një periudhë maksimale deri në 24 muaj. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 50,000 EUR duke përfshirë shpenzimet e auditit.
DORËZIMI I APLIKACIONEVE
Aplikantët duhet t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre të plotësuara nëpërmjet grants.kcsfoundation.org. Vetëm aplikacionet që i përmbushin plotësisht kërkesat e thirrjes të përshkruara në udhëzimet për aplikim dhe formularin e aplikimit do të merren parasysh.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 06/11/2026 në orën 16:00 me orën lokale.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përgatitjen e aplikacionit ose detaje rreth aplikimit për grant, ju lutemi na kontaktoni me e-mail në eja@kcsfoundation.org.