Pjesëmarrësit e Forumit Joformal të Filantropisë bëjnë thirrje për bashkëpunim dhe partneritet ndërmjet sektorëve për të ndërtuar një ekosistem i cili është përkrahës për zhvillim të filantropisë në Kosovë.
Takimi i dytë i Forumit Joformal të Filantropisë mbi temën “Filantropia në Kosovë – Rruga përpara” trajtoi nocionin dhe praktikat e dhurimeve dhe filantropisë në Kosovë, motivet për tu angazhuar në aktivitet filanatropik, si dhe rolet e akterëve kryesor – qeverisë, bizneseve, shoqërisë civile, dhe diasporës – në krijimin e një ambienti përkrahës për zhvillim të filantropisë në vend.
Takimet e radhës të Forumit do të fokusohen në tema specifike, me fokus tek mundësitë dhe barrierat kryesore ligjore për zhvillim të filantropisë dhe, lehtësimi i qasjes në shërbime bankare për çështje të dhurimeve përmes teknologjisë finanicare (fintech).
Forumi është aktivitet i Programit për Angazhim Qytetar, e zbatuar nga KCSF në partneritet me USAID-in në Kosovë.