Kërkesë për propozime (KPP): Ekspert për përshtatjen kontekstuale të kurrikulave për Akademinë e Lidershipit në Komunitet (ALK)

Në kuadër të programit “Aktiviteti i Angazhimit të Qytetarëve”, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton ekspertët që të paraqesin propozimin e tyre për “Ekspert për përshtatjen kontekstuale të kurrikulave për Akademinë e Lidershipit në Komunitet (ALK)”.

Afati i fundit për aplikim zgjatet deri më 10 prill 2022 (e diel). Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në tender@kcsfoundation.org me numër reference RFP 02/2022 në kolonën Subject. Për këtë tender pranohen vetëm aplikimet në gjuhën angleze. Aplikacionet e dërguara pas afatit dhe ato që nuk plotësojnë kërkesat dhe formularët nuk do të merren parasysh.

Informacionet e detajuara të tenderit, së bashku me formularët e nevojshëm që duhet të plotësohen, mund të shkarkohen në materialin e bashkëngjitur më poshtë.