Projekti “Programi për hulumtues të rinj” (Young Researchers Programme) i financuar nga fondi i Vishegradit dhe zbatuar nga Fondacioni Pontis (Sllovaki), Asociacioni i Organizatave joqeveritare në Çeki – DEMAS (Republika Çeke), Fondacioni për zhvillimin e të drejtave demokratike DEMNET (Hungari), Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – BCSDN (Maqedoni) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF shpallin ftesën për aplikime për hulumtuesit e rinj nga Maqedonia dhe Kosova për të ndërmarrë hulumtime për periudhë 1 mujore në një nga vendet si Sllovakia, Hungaria ose Republika Çeke.
Përfaqësuesit nga organizatat e shoqërisë civile dhe hulumtuesit individual të moshës 20-35 vjeçare nga Maqedonia dhe Kosova mund të aplikojnë.
Të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit mbulohen nga organizatorët. Periudha e qëndrimit në 3 shtetet e Vishegradit është paraparë të jetë shtator-tetor 2013.
Aplikantët duhet dorëzuar CV dhe formën e aplikimit e cila gjendet në webfaqen http://vbyoungresearchers.eu tek emaili fellowship@pontisfoundation.sk.
Afati për aplikim është 12 gusht 2013.
Për më shumë informata kontaktoni Fatmir Curri (fatmir.curri@kcsfoundation.org) apo + 381 (0)38 248 636 / 248 643.