Riga Graduate School of Law në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Letonisë ka filluar zbatimin e projektit të ri të trajnimit “Programi i avancuar i së Drejtës dhe Ekonomisë Europiane”, financuar nga qeveria e Letonisë dhe dizajnuar me një fokus të veçantë për rajonin e Partneritetit Lindor të BE-së dhe Azisë Qëndrore.
Kush mund të aplikojë?
Ky program është i hapur për aplikim për zyrtarët publik, anëtarët e shoqërisë civile dhe të akademisë nga Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Armenia, Bjellorusia, Azerbajxhani, Uzbekistani, Kazakistani, Taxhikistani, Turkmenistani, Kirgizistani si dhe Kosova. Afati i fundit për aplikim është 1 korrik 2014. Periudha e studimit do të jetë nga 15 shtator – 5 dhjetor 2014.
Përshkrimi i programit
Programi do të ketë një qasje ndërdisiplinore që është i bazuar në mësimdhënien dhe transferimin e njohurive praktike përmes vizitave studimore institucionale në Riga, Bruksel dhe Luksemburg, dhe duke u fokusuar në të kuptuarit e aspekteve ligjore, ekonomike dhe politike në kuadër të Bashkimit Europian.
Pjesëmarrësit e programit do të përfitojnë nga kontributet e partnerëve të projektit që përfshijnë: Institutin e Letonisë për Çështje Ndërkombëtare, Shkollën e Stokholmit për Ekonomi në Riga, Universitetin e Letonisë, dhe Institutin Europian për Administratë Publike.
Programi për grupin e 15 të përzgjedhurve është pa pagesë. Financimi i projektit do të mbulojë udhëtimin dhe akomodimin e pjesëmarrësve në Riga, si dhe një mëditje modeste për shpenzimet e jetesës në Riga.
Për më shumë vizitoni linkun http://www.rgsl.edu.lv/en/study-at-rgsl/advanced-programme/objectives/.
Në rast se keni pyetje shtesë. ju lutemi kontaktoni:
Ulla Zumente-Steele, Koordinatore e Programit
e-mail: advanced@rgsl.edu.lv
website: www.rgsl.lv