Në kuadër të programit EJA Kosovë, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në zhvillimin e demokracisë, ofron përkrahje financiare për anëtarësim të OJQ-ve në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare, për të nxitur veprimet e përbashkëta me partnerët rajonalë e ndërkombëtarë.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Organizatat joqeveritare vendore, përveç kategorive të përjashtuara si më poshtë:
– Përkundër statusit të tyre juridik, klubet sportive, federatat sportive, shoqatat kulturore amatore ose organizatat fetare, që janë të regjistruara si OJQ, nuk janë synim i granteve të KCSF-së.
– Ngjashëm, OJQ-të që përfaqësojnë biznese ose subjekte të ngjashme për të cilat është e qartë që kanë aftësi financiare për të mbuluar shpenzimet e organizatës së tyre ose për të përkrahur aktivitetet e tyre, nuk janë synim i granteve të KCSF-së.
– Degët e OJQ-ve të huaja dhe ndërkombëtare të regjistruara në Kosovë nuk kanë të drejtë të aplikojnë.
KRITERET PËR APLIKIM
Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen individualisht dhe do të vlerësohen nga Komisioni Vlerësues bazuar në këto kritere:
- – Përfitimet që do të ketë organizata nga ky anëtarësim;
- – Përputhshmëria e misionit dhe fushëveprimtarisë së organizatës aplikuese me misionin dhe fushëveprimtarinë e rrjetit në të cilin kërkohet anëtarësimi.
- – Të mos jenë të udhëhequra ose të menaxhuara nga Persona të ekspozuar politikisht (PEP).
- – Pranon dhe përkushtohet t’i zbatojë Vlerat themelore për grantet e EJA.
- – Në mes aplikacionesh që plotësojnë njejtë kriteret e mësipërme, përparësi do të kenë:
- – Organizatat të cilat nuk mund të mbulojnë pagesën e anëtarësisë nga ndonjë burim tjetër;
- – Organizatat që nuk kanë pasur me herët përkrahje për rrjetëzim nga KCSF.
ÇKA FINANCOHET?
- Pagesa e anëtarësisë në rrjetet rajonale/ndërkombëtare (membership fee).
- Shpenzimet e transferit bankar.
APLIKIMI
Aplikimi për përkrahje për rrjetëzim bëhet përmes sistemit online të aplikimit.
Udhëzuesi për aplikim është i qasshëm këtu.
*Në videon që mund ta gjeni në këtë link mund të shihni udhëzimet për regjistrim dhe përdorim të sistemit të aplikimit: https://bit.ly/3PbAXIC. Në rast që hasni në vështirësi ose keni nevojë për sqarime shtesë rreth këtij sistemi, ju lutemi ndjehuni të lirë të na kontaktoni përmes email-it ose telefonit.
Të gjitha pyetjet lidhur me këtë formë të përkrahjes mund t’i dërgoni në postën elektronike eja@kcsfoundation.org.