Shëndeti mendor është e drejtë universale e njeriut. Përmes programeve të KCSF-së mbështeten aktivitete dhe intervenime që merren pikërisht me ndërgjegjësim të shoqërisë rreth shëndetit mendor dhe avancimin e shërbimeve të shëndetit mendor në vend.
Në mesin e grantistëve tanë nga programet e rigrantimit kemi dhe Qendrën për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), që është mbështetur përmes disa skemave në punën e tyre për ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor për qytetarët e Kosovës dhe luftimin e stigmës ndaj shëndetit mendor.
Aktualisht përmes grantit të vogël për projekt QIPS është duke organizuar diskutime publike në të gjitha komunat e Kosovës, duke u siguruar që procesi i hartimit të Ligjit për shëndet mendor të jetë më gjithëpërfshirës dhe të reflektojë nevojat e qytetarëve.
Në mes të aktiviteteve tjera, QIPS përmes “Linjës së Jetës” në vazhdimësi ofron shërbim telefonik për parandalim të vetëvrasjes, shërbim ky i vetmi i kësaj natyre në vend.

Ky grant përkrahet përmes Programit të KCSF-së, EJA Kosovë, i cili përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia.

-QIPS
Programi Eja Kosovë