Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile ishte një nga mbështetësit tanë kryesorë në këtë rrugëtim, duke filluar nga viti 2012. Falë KCSF-së, ne ishin në gjendje të themelojmë Shkollën e Etikës së Gazetarisë, si bazë për krijimin e një grupi të gazetarëve profesionistë në Kosovë. E respektuar gjerësisht nga të gjitha mediat në Kosovë, kjo shkollë tashmë dallohet si institucion i domosdoshëm themelor për gazetarët e rinj dhe studentët e gazetarisë. Përveç Shkollës, prej disa vitesh kemi përfituar edhe grante institucionale, të cilat kanë qenë të rëndësishme në konsolidimin dhe qëndrueshmërinë tonë të brendshme, si dhe në fuqizimin e kapaciteteve tona për të ofruar shërbime për komunitetin e medias. KCSF-ja nuk ka qenë asnjëherë vetëm donatori ynë, ata janë mentori ynë. Mbështetja e tyre është i përshtatet nevojave tona. Ne mësuam se si të shkruajmë projekt propozime realiste që do të ishin të zbatueshme për financim, si dhe si t’i zbatojmë ato më së miri për të arritur objektivat tona. Tani kemi kapacitete të forta menaxhuese dhe raportuese, jemi më të mirë në grumbullimin e fondeve dhe kemi një strategji afatmesme

-Nehat Islami
Ish Drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës