Grantet Urgjente

Grantet Urgjente ofrojnë mundësinë e intervenimit të shpejtë dhe me kohë nga shoqëria civile për t’iu përgjigjur çështjeve të identifikuara që kontribuojnë drejt qëllimit të programit  EJA Kosovë. Granti u mundëson akterëve të ndryshëm të identifikojnë mundësi për kontribut dhe reagim të shpejtë për të cilat nuk ka kohë të mjaftueshme për të aplikuar dhe reaguar përmes instrumenteve të tjera dhe thirrjeve të rregullta siç janë grantet për projekte.

Për t’u kualifikuar për mbështetje, aplikantët duhet të arsyetojnë nevojën për reagim të shpejtë dhe si do të rrezikohej fusha në të cilën veprohet në mungesë të një reagimi të menjëhershëm.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

  • Individët
  • Nismat e paregjistruara
  • Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë

AFATI KOHOR DHE BUXHETI

Aplikantët mund të  aplikojnë për financim për një periudhë deri në 12 muaj. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje nuk duhet të kalojë 3.000 EUR për grant.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Aplikantët duhet t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre të plotësuara nëpërmjet grants.kcsfoundation.org.

Për udhëzime mbi regjistrimin dhe përdorimin e sistemit online të aplikimit, ju lutemi referojuni informacionit në dispozicion në faqen e internetit të sistemit online të aplikimit.  

Vetëm aplikacionet që i përmbushin plotësisht kërkesat e thirrjes të përshkruara në udhëzimet për aplikim dhe formularin e aplikimit do të merren parasysh.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përgatitjen e aplikacionit ose detaje rreth aplikimit për grant, ju lutemi na kontaktoni me e-mail në eja@kcsfoundation.org.