PËRKRAHJE PËR PËRFAQËSIM

Në kuadër të programit EJA Kosovë, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në  hartim dhe zbatim të politikave të cilat prekin komunitetin dhe publikun e gjerë përmes nxitjes së veprimeve të përbashkëta me partnerët, ofron përkrahje financiare për përfaqësim rajonal/ndërkombëtar të organizatave jo-qeveritare. 

KUSH MUND TË APLIKOJË

Për këtë formë të përkrahjes mund të aplikojnë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare vendore, përveç kategorive të OJQ-ve të përjashtuara si më poshtë: 

  • – Përkundër statusit të tyre juridik, klubet sportive, federatat sportive, shoqatat kulturore amatore ose organizatat fetare, që janë të regjistruara si OJQ, nuk janë synim i granteve të KCSF-së. 
  • – Ngjashëm, OJQ-të që përfaqësojnë biznese ose subjekte të ngjashme për të cilat është e qartë që kanë aftësi financiare për të mbuluar shpenzimet e organizatës së tyre ose për të përkrahur aktivitetet e tyre, nuk janë synim i granteve të KCSF-së. 
  • – Po ashtu, degët e OJQ-ve të huaja dhe ndërkombëtare të regjistruara në Kosovë nuk kanë të drejtë të aplikojnë. 

Për këtë thirrje, përfaqësues të organizatave konsiderohen stafi i organizatës sipas autorizimit për përfaqësim të nënshkruar nga pozitat kompetente në kuadër të organizatës. Organizata aplikuese nuk duhet të jetë e udhëhequr nga Persona të Ekspozuar Politikisht (PEP), si dhe pranon dhe përkushtohet t’i zbatojë Vlerat themelore për grantet e EJA. 

KRITERET E PËRZGJEDHJES 

Që aplikanti të mund të jetë përfitues i kësaj përkrahjeje, përfaqësimi duhet të synojë së paku njërën nga pikat e mëposhtme: 

  • – Prezantimi i punës së organizatës para një audience rajonale/ndërkombëtare; 
  • – Prezantimi ose avokimi për çështje të caktuara me interes për organizatën apo vendin në forume rajonale/ndërkombëtare; 
  • – Krijimi i mundësive për rrjetëzim, apo bashkëpunime strategjike me organizata dhe donatorë të tjerë rajonalë/ndërkombëtarë; 
  • – Prezantimi i përvojave dhe praktikave të funksionimit të organizatës apo trajtimit të çështjeve me interes për vendin apo organizatën; 

CILAT AKTIVITETE PËRKRAHEN? 

Përfaqësimi në kongrese, konferenca, seminare, punëtori, simpoziume, festivale, takime strategjike, takime të ndryshme të rrjeteve (kuvendet e anëtarëve, bordet, komisionet), takime avokuese. 

APLIKIMI 

Aplikimi për këtë lloj të përkrahjes ka kaluar nga dorëzimi i aplikacioneve përmes email-it në sistem online të aplikimit. 

Aplikantët duhet të japin informatat e tyre dhe aktivititetit që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme përmes këtij sistemi të aplikimit.

Udhëzuesi për aplikim është i qasshëm këtu.  

*Në videon që mund ta gjeni në këtë link mund të shihni udhëzimet për regjistrim dhe përdorim të sistemit të aplikimit: https://bit.ly/3PbAXIC.  Në rast që hasni në vështirësi ose keni nevojë për sqarime shtesë rreth këtij sistemi, ju lutemi ndjehuni të lirë të na kontaktoni përmes email-it ose telefonit. 

Të gjitha pyetjet lidhur me këtë formë të përkrahjes mund t’i dërgoni në postën elektronike eja@kcsfoundation.org