Programi për Angazhim Qytetar, i financuar nga misioni i USAID-it në Kosovë, ka hapur thirrjen për aplikime për të mbështetur partneritetet ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) dhe sektorit privat.
Këto partneritete do të punojnë në iniciativa të përbashkëta që adresojnë shqetësimet e komunitetit dhe promovojnë bashkëpunimin ndërsektorial, me synimin për të kontribuar në rritje të besimit social dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për mbështetjen financiare dhe jofinanciare të shoqërisë civile.
Shuma maksimale që mund të jepet është EUR 7,300. Kërkohet që së paku 20% e kostos totale të sigurohet me bashkëfinancim. Kontributet jo-financiare (in-kind) janë të mirëseardhura mirëpo nuk konsiderohen si bashkëfinancim.
Për t’u konsideruar për këtë mundësi financimi, aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikacionet në ceainfo@kcsfoundation.org.
Pyetjet në lidhje me dokumentet për aplikim mund të adresohen në ceainfo@kcsfoundation.org.
Përgjigjet ndaj të gjitha pyetjeve të pranuara do të publikohen në seksionin “Grantet” në uebfaqe të KCSF-së