ZINGJIRI I PAKOMPLETUAR – PROPOZIM I POLITIKAVE MBI STANDARDET MINIMALE PËR PROCESIN E KONSULTIMIT PUBLIK

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), gjatë vitit të kaluar ka punuar në definimin e standardeve minimale për procesin e konsultimit publik në nivel të Qeverisë. Përveç shqyrtimit të parimeve dhe praktikave ndërkombëtare në fushën e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në vendim-marrje, KCSF është konsultuar edhe me përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile dhe institucioneve publike.

Ky proces ka rezultuar me një propozim të politikave mbi Standardet Minimale për procesin e konsultimit publik, dokument ky që përmban një analizë të kornizës ligjore aktuale dhe nivelit të zbatimit, sfidave kryesore për konsultimin publik dhe një listë të detajuar të standardeve dhe nën-standardeve që do të duhej të zbatoheshin nga të gjitha institucionet e nivelit qeveritar.

KCSF tashmë e ka dorëzuar zyrtarisht këtë dokument si propozim për Qeverinë e Kosovës, nëpërmjet Këshillit për zbatim të Strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile. Presim që Qeveria e Kosovës të marrë në konsideratë këtë propozim dhe, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrje të organizatave të shoqërisë civile, të hartojë një akt normativ që do të përcaktonte standardet minimale për konsultim publik.

Dokumentin në gjuhën shqipe mund ta gjeni në linkun: Zingjiri i pakompletua – Propozim i politikave mbi Standardet Minimale për procesin e konsultimit publik 

Dokumentin në gjuhën angleze mund ta gjeni në linkun: Incomplete Chain – Policy Brief on Minimum Standards for Public Consultation