Në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton ekspertët, ekipet e ekspertëve, OJQ-të apo kompanitë që të paraqesin propozimin e tyre për zhvillimin e “Studimit fillestar për ekosistemin vullnetar dhe mundësitë në Kosovë”.
Afati i fundit për aplikim është 27 mars 2022.
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në tender@kcsfoundation.org me numër reference RFP 01/2022 në kolonën Subject. Për këtë tender pranohen vetëm aplikimet në gjuhën angleze. Aplikacionet e dërguara pas afatit dhe ato që nuk plotësojnë kërkesat dhe formularët nuk do të merren parasysh.
Informacioni i detajuar i tenderit, së bashku me formularët e nevojshëm që duhet të plotësohen, mund të shkarkohen në materialin e bashkëngjitur më poshtë.