VIZITA STUDIMORE INSTITUCIONEVE TË BE – SË NGA ANA E SHKOLLËS PËR INTEGRIM EUROPIAN

Në kuadër të programit të Shkollës për Integrime Europiane u realizua vizita studimore institucioneve Bashkimit Europian, me çrast pjesëmarrësit e gjeneratës XII dhe XIII të SHIE u takuan me eurodeputetët z. Eduard Kukan, znjsh. Tanja Fajon dhe znj. Ulrike Lunaçek dhe me Peter Stano dhe me përfaqësues të tjerë të DP për Zgjerim si dhe znj. Maja Kocijançiç nga Këshilli i BE-së.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua dhe u sqarua më në detaje puna e Parlamentit Europian, aktivitetet që zhvillohen në Parlament, raportet e BE-së me Kosovën, për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen e tregtisë me ç’rast pwrfaqwsuesit e institucioneve të BE-së theksuan se BE-ja është e angazhuar të luajë një rol udhëheqës në sigurimin e stabilitetit në Ballkan dhe ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e saj për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës. Në takim me gazetarët kosovarë të vendosur në Bruksel znj.Gjeraqina Tuhina dhe z.Augustin Palokaj, për punën e tyre dhe angazhimin në arritjen e burimit të informatave sa më të sakta ndërsa me ambasadorin z. Ilir Dugolli u diskutua për problemet me të cilat Kosova ballafaqohet në ditët e sotme dhe imazhi i Kosovës në BE.