Në kuadër të projektit “Fuqizimi i përfshirjes së shoqërisë civile në politikë-bërjen demokratike në Kosovë” të përkrahur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Demokraci (UNDEF), KCSF mbajti një trajnim dy-ditor rreth procesit të konsultimeve publike, ku janë trajtuar tema praktike rreth organizimit të konsultimeve në nivel lokal dhe përfshirjes së shoqërisë civile në këtë proces.
Trajnimi i mbajtur nga Drejtori i Departamentit Ligjor të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Agron Maxhuni është ndjekur nga një numër i madh i drejtorëve ligjorë të komunave të Kosovës, ndërsa pjesëmarrësit janë njoftuar me kornizën ligjore në Kosovë rreth konsultimit publik, praktikave më të mira europiane si dhe këshillave praktike rreth zhvillimit të këtij procesi në nivelin lokal dhe mënyrave më të mira të përfshirjes së shoqërisë civile dhe qytetarëve në të.