U MBAJT TAKIMI PUBLIK RRETH STRATEGJISË PËR ADMINISTRIMIN E MBETURINAVE 2011-2021 ~ 28 TETOR 2010, PRISHTINË

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i pjesëmarrjes qytetare në Kosovë” në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH) dhe koalicionin e organizatave ambientaliste “Eko-lëvizja”, KCSF organizoi diskutimin publik të Strategjisë për Administrimin e Mbeturinave 2011-2021.

Në takimin publik të organizuar në kuadër të një procesi më të gjërë të konsultimit publik, përfaqësues nga MMPH prezantuan elementet kryesore të Strategjisë për Administrimin e Mbeturinave 2011-2021, dokument ky i cili vendos bazat kryesore të kësaj fushe në Kosovë për dhjetvjeçarin e ardhshëm. Përfaqësues të rreth 20 OJQve ambientaliste nga e gjithë Kosova kontribuan me vërjejtjet dhe sygjerimet e tyre rreth këtij dokumenti strategjik, por edhe ndaj procesit të përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin e dokumenteve të ngjajshme. MMPH, me ndihmën e KCSF dhe PAI, qysh më parë kishtë ftuar për kontribute me shkrim të gjitha OJQtë e fushës.

Ndër të tjera, pjesëmarrësit kërkuan që procesi i konsultimit publik të bëhet gjatë hartimit të secilit dokument të kësaj Ministrie, ndërsa u kërkua që afatet për konsultim të jenë më të gjata.

Kjo punëtori u përkrah financiarisht nga Ambasadës Britanike në Kosovë.