U MBAJT TAKIMI I DYTË I KOMITETIT KËSHILLUES TË INDEKSIT TË SHOQËRISË CIVILE ~ 26-27 NËNTOR 2010, PRISHTINË

Indeksi i Shoqërisë Civile i CIVICUS, është një hulumtim i gjendjes së shoqërisë civile i cili ndermirret nëpërmjet një metodologjia pjesëmarrëse, dhe synon që analiza e situatës aktuale të shërbejë si nxitje për veprime të mëtejshme për të avancuar gjendjen e shoqërisë civile në vend.

Duke qenë në fazat e fundit të tij, projekti mblodhi një numër të përzgjedhur përfaqësuesish nga shoqëria civile, institucionet publike, bizneset dhe mediat për të diskutuar mbi të gjitha të gjeturat e hulumtimeve sasiore dhe cilësore, si dhe për të ndihmuar në prodhimin e rekomandimeve të bazuara në këto të gjetura.

Diskutimet përmbajtësore validuan një numër të madh të të gjeturave të studimit, por njëkohësisht identifikuan edhe disa fusha specifike ku kërkohet konsultim i mëtejmë, me qëllim të përafrimit sa më të madh të të dhënave të studimit me situatën reale në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë.

Ky takim do të pasohet me Punëtorinë Kombëtare, që do të mbahet më 15 Dhjetor e ku do të ftohen rreth 100 përfaqësues të gjithë sektorët e lartpërmendur, për të diskutuar për veprimet e nevojshme që duhet të ndërmirren nga të gjithë aktorët relevantë me qëllim të avancimit të pozitës së shoqërisë civile në Kosovë.

Hulumtimi është duke u zhvilluar në bazë të metodologjisë globale të Aleancës Botërore për Qytetari Pjesëmarrëse “CIVICUS”, ndërsa i përkrahur financiarisht nga Trusti Ballkanik për Demokraci (BTD).