Në kuadër të projektit të përbashkët të Fondacionit Kosovar për ShoqëriCivile (KCSF) dhe Europeum – European Institute for Policy “Ndërtimi i Partneriteteve për Veprim Lokal”që ka për qëllim inicimin e projekteve të përbashkëta lokale mesorganizatave të shoqërisë civile në Kosovë dhe Republikën e Çekisë, Ec Ma Ndryshe organizoi punëtorinë “Trashëgimia Kulturore dhe Kultura në Prizren”. Punëtoria u mbajt të enjten më 14 mars në Prizren.
Qëllimi i punëtorisë ishte dhënia e një diagnoze të përgjithshme përsektorin e trashëgimisë kulturore në Prizren, duke u fokusuar në zhvillimet e dekadës së fundit. Më konkretisht, punëtoria analizoi përgjegjësinë institucionale dhe qytetare në raport membrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke i identifikuar të metat dhe ngecjet në këtë sektor. Për më tepër, diskutimi u fokusua edhe në politikat kulturore lokale në Prizren dhe shfrytëzimin e potencialit të trashëgimisë kulturore për planifikimin zhvillimor të komunës sëPrizrenit. Përfundimisht, punëtoria prodhoi një listë rekomandimesh konkrete, të cilat do t’i adresohen të gjithë hisedarëve përkatës.