U MBAJT PUNËTORIA RRETH LIGJIT PËR LIRI TË ASOCIIMIT NË OJQ ~ PRISHTINË, 31 MAJ DHE 1 QERSHOR 2010

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i përfshirjes së shoqërisë civile në politikë-bërjen demokratike në Kosovë” të përkrahur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Demokraci (UNDEF), si dhe si pjesë e angazhimeve të Grupit Këshillues të shoqërisë civile në procesin e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ, u mbajt një punëtori dy-ditore ku u diskutua ligji aktual dhe u prodhuan rekomandimet konkrete për të cilat do të avokohet nga Grupi Këshillues.

Përvec pjesëmarrësve nga një numër i madh i organizatave të shoqërisë civile, punëtorinë e ndihmoi edhe z. Balazs Sator, aktivist i shquar i shoqërisë civile nga Hungaria dhe ekspert i fushës së zhvillimit të shoqërisë civile, i cili transmetoi përvojat më të mira të kësaj fushe nga Europa dhe ndihmoi me këshilla konkrete për çështje të ndryshme të Ligjit për OJQ në Kosovë.

Pas diskutimeve nen për nen, rekomandimet e prodhuara do të prezentohen dhe të mbrohen nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në Grupin Punues Qeveritar për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ, i cili është duke e vazhduar punën prej muajit Prill 2010.

Punëtoria u organizua në partneritet më Institutin për Komunitete të Qendrueshme (ISC), dhe me ndihmën e Qendrës Europiane për të drejtën jo-për-përfitim (ECNL).