Në kuadër të projektit “Fuqizimi i përfshirjes së shoqërisë civile në politikë-bërjen demokratike në Kosovë” në bashkëpunim me koalicionin “Demokracia në Veprim” dhe Grupin Këshillues për Avokim, KCSF mbajti punëtorinë një-ditore me OJQ rreth Ligjit për Zgjedhjet. Punëtoria një-ditore, ku morën pjesë përfaqësues të mbi 20 OJQve që mirrën me demokratizim dhe monitorim të zgjedhjeve në Kosovë, u shqyrëtuan disa aspekte të rëndësishme të Ligjit për Zgjedhjet, ligj ky i cili do të shqyrëtohet në Kuvendin e Kosovës brenda javës.
Me ndihmën e z. Darko Aleksov, Drejtor Ekzekutiv i OJQ “MOST” nga Maqedonia dhe njëkohësisht udhëheqës i misionit monitorues ndërkombëtar për zgjedhjet e vitit 2009 në Kosovë ENEMO, përfaqësuesit e OJQve pjesëmarrëse prodhuan rekomandime konkrete të cilat u përcollën më tej në Grupin Punues për këtë ligj, si dhe në Kuvendin e Kosovës.
Pjesët kryesore në të cilat u kërkua ndryshim kanë të bëjnë me provizionet ligjore rreth organizatave monitoruese të zgjedhjeve, e në veçanti dënimet materiale për to, dënime këto të cilat janë në kundërshtim me parimet kryesore ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve prej sektorit jo-qeveritar.
Kjo punëtori u përkrah financiarisht nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Demokraci (UNDEF) dhe Trusti Ballkanik për Demokraci (BTD) dhe Ambasadës Britanike në Kosovë.