U MBAJT MBLEDHJA E GRUPIT PUNUES PËR MATRICËN E MONITORIMIT

Më 18 dhe 19 qershor, 13 përfaqësues të grupit punues të Matricës së Monitorimit (GP MM), në mes tyre dhe përfaqërues të KCSF-së, u takuan në Shkup për të reflektuar mbi monitorimin vitit të parë dhe planifikimin e qasjes në matjen e progresit tash dhe vitet e ardhshme.

Përfaqësuesit që shqyrtuan Matricën e Monitorimit sugjeruan disa ndryshime ose dhe bashkimin e disa treguesve, ranë dakord për zhvillimin e një mostre të përbashkët të pyetësorit për anketat dhe intervistat në të gjitha vendet dhe përcaktuan 12 standarde të përbashkëta rajonale të cilat duhet të monitorohen në çdo vend, ndërsa 12 standarde tjera do të monitorohen çdo dy vite ose mund të shtohen në bazë të nevojave të secilit nga 7 vendet e monitorimit. 12 standardet janë zgjedhur në bazë të rëndësisë, Udhëzimeve të Komisionit Europian dhe potencialit për ndryshim.

Pas ciklit të monitorimit një vjeqar sipas Matricës së Monitorimit, BCSDN me anëtarët e saj publikoi 8 raporte në nivel shtetër dhe raport regjional dhe ka punuar vazhdimisht në avokim për problemet e identifikuara në ambientin e favorshëm për OShC-të dhe ka promovuar këtë qasje gjerësisht.