TRAJNIMI ‘PJESËMARRJA E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE NË PROCESIN E HARTIMIT TË LIGJEVE DHE POLITIKAVE”

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile për t’u regjistruar në trajnimin tre ditor për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në procesin e hartimit të ligjeve dhe politikave, me theks në mundësitë dhe praktikat e pjesëmarrjes në nivelet e ndryshme të qeverisjes në Kosovë. Trajnimi mbahet më 23, 24 dhe 25 tetor 2013, në Prishtinë.

Trajnimi udhëhiqet nga një grup i ekspertëve dhe praktikuesëve të drejtpërdrejtë të angazhimit të shoqërisë civile në hartim të ligjeve dhe politikave në nivelin lokal, të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Qëllimet e këtij trajnimi janë:

  • Të ofrohen informata dhe njohuri më të thella rreth parimeve ndërkombëtare të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin e ligjeve dhe politikave;
  • Të ofrohen informata dhe njohuri më të thella rreth kornizës ligjoretë aplikueshme në Kosovë dhe mekanizmave konkretë për pjesëmarrje;
  • Të diskutohen praktikat dhe rastet konkrete të pjesëmarrjes në nivelin lokal, të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës;
  • Të ndihmohen organizatat pjesëmarrëse që të fuqizojnë rolin dhe kontributin e tyre në procesin e hartimit të ligjeve dhe politikave.

Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet falas. Të drejtë aplikimi kanë vetëm përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile aktive në Kosovë.

Afati për aplikim ka përfunduar të Enjten, më 17 tetor 2013, në orën 12:00.

KCSF do të njoftojë nëpërmjet e-mailit të gjithë të përzgjedhurit për trajnim, jo më vonë se më 21 tetor 2013.

Ky aktivitet është pjesë e një serie të trajnimeve dhe punëtorive në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni dren.puka@kcsfoundation.org ose në numrat e telefonit 038 248 636 ose 248 643, çdo ditë pune prej orës 10:00 deri në orën 12:00.