Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile për të aplikuar për trajnimin tre ditor për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në procesin e hartimit të ligjeve dhe politikave, me theks në mundësitë dhe praktikat e pjesëmarrjes në nivele të ndryshme të qeverisjes në Kosovë. Trajnimi mbahet më 22, 23 dhe 24 prill 2014, në Prishtinë.
Trajnimi udhëhiqet nga një grup i profesionistëve dhe praktikuesëve të drejtpërdrejtë të angazhimit të shoqërisë civile në hartim të ligjeve dhe politikave në nivelin lokal, të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Qëllimet e këtij trajnimi janë:
- Të ofrohen informata dhe njohuri më të thella rreth parimeve ndërkombëtare të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin e ligjeve dhe politikave;
- Të ofrohen informata dhe njohuri më të thella rreth kornizës ligjore të aplikueshme në Kosovë dhe mekanizmave konkretë për pjesëmarrje;
- Të diskutohen praktikat dhe rastet konkrete të pjesëmarrjes në nivelin lokal, të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës
- Të ndihmohen organizatat pjesëmarrëse që të fuqizojnë rolin dhe kontributin e tyre në procesin e hartimit të ligjeve dhe politikave.
Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet falas. Të drejtë aplikimi kanë vetëm përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile aktive në Kosovë.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Për të aplikuar për pjesëmarrje, ju lutem aplikoni në faqen e internetit www.kcsfoundation.org. Afati i fundit për aplikim është të mërkurën, më 16 prill 2014, ora 16:00.
Ky aktivitet është pjesë e një serie të trajnimeve dhe punëtorive në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.
Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni dren.puka@kcsfoundation.org ose në numrat e telefonit 038 248 636 ose 248 643, çdo ditë pune prej orës 10:00 deri në orën 12:00.