SHKOLLA PËR INTEGRIM EUROPIAN
REGJISTROHUNI TANI!
TRAJNIM NJË DITOR – BE NË 1 DITË
Datë: 12 nëntor 2019 | Ora: 09:00 – 15:30 | Vendi: Hotel Theranda
Adresa: Rr.Adem Jashari Nr.01 20000, Prizren
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes Shkollës për Integrim Europian, angazhohet të promovojë përmirësimin e njohurive dhe të ngrisë vetëdijen publike rreth funksionimit të Bashkimit Europian (BE) dhe procesit të integrimit europian të Kosovës.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është që përgjatë një dite të ofrojë informata të përgjithshme për BE-në, që do të shërbejnë si orientim për ngritje të mëtutjeshme të kapaciteteve në këtë fushë, për të krijuar një ide më të qartë për BE-në tek pjesëmarrësit dhe rifreskim të njohurive bazike mbi BE-në dhe institucionet e saj.
Përgjatë trajnimit me temë ‘’BE në 1 ditë’’ do të elaborohen çështje si: historiku i BE-së, integrimi europian dhe procesi i zgjerimit, institucionet e BE-së dhe vendimmarrja, strukturat e integrimit europian në Kosovë dhe roli i tyre, dhe politika e BE-së në raport me Kosovën.
Kush mund të marrë pjesë?
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët kanë interesim të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e integrimit europian.
Regjistrimi
Regjistrimi është i obligueshëm dhe vendet janë të kufizuara. Përparësi do t’u jepet atyre që shprehin të parët interesimin për pjesëmarrje.
Për t`u regjistruar klikoni KËTU.
Sa kushton?
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË për të gjithë pjesëmarrësit.
Certifikimi
Me përfundimin e trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes ku dhe do të bëhen pjesë e rrjetit të Shkollës për Integrim Europian, të cilët rregullisht informohen rreth aktiviteteve të ndryshme dhe mundësive për avancim të mëtejshëm profesional dhe akademik.
Ligjërues
Dukagjin Abdyli është kandidat për Doktor të Drejtësisë (Doctor of Laws – Dr.Iur) në fushën e të Drejtës Evropiane dhe Ndërkombëtare në Karl Franzens University of Graz/Austria. Ka përfunduar studimet Master i Drejtësisë (Master of Laws – LLM) në Katholieke Universiteit Leuven/Belgjikë në fushën e BE-së në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe E Drejta Ekonomike Evropiane. Ligjeron në International Business College Mitrovica (IBC-M) lëndët: European Studies, State Organisation and International Trade Law. Aktualisht punon në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës në cilësinë e Këshilltarit të Lartë Kushtetues Juridik, ku si përgjegjësi kryesore ka përgatitjen e raporteve paraprake, vendimeve, si dhe materialeve të tjera ligjore që ndërlidhen me juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, ka punuar në cilësinë e Drejtorit të Departamentit të së Drejtës së BE-së në Ministrinë e Integrimit Evropian, ku fokusi kryesor binte mbi procesin e përafrimit të legjislacionit vendor me acquis të BE-së. Fushat kryesore të interesimit janë: E Drejta e BE-së, E Drejta Ndërkombëtare dhe e Drejta Kushtetuese.
Afati i fundit për regjistrim është 08 nëntor 2019, ora 12:00.
Përkrahur nga: