TRAJNIM DY DITOR – STANDARDET MINIMALE PËR PROCESIN E KONSULTIMIT PUBLIK

Datë: 7-8 nëntor 2019 | Ora: 09:00 – 16:00 | Vendi: Salla e Konferencave, KCSF
Adresa: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Kat.12, Lakrishtë, Prishtinë

Regjistrohuni për të marrë pjesë në këtë trajnim nëse jeni të angazhuar në hartimin e ndonjë politike publike, ligji apo rregulloreje komunale, jeni aktiv në avokim, apo jeni të interesuar të jeni të përfshirë në procesin e konsultimit publik dhe dëshironi të informoheni mbi rregulloren për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik.

Kjo rregullore përcakton një numër të obligimeve që Qeveria duhet t’i plotësojë gjatë procesit të konsultimit publik, e që ofrojnë mundësi për shoqërinë civile që të kontribuojnë në procesin e politikëbërjes dhe ligjbërjes në nivel të Qeverisë.

Në këtë trajnimin do të fitoni njohuri themelore mbi:
• parimet e përgjithshme të pjesëmarrjes qytetare
• elementet praktike të kontributit të shoqërisë civile në procesin e hartimit të politikave dhe ligjeve në nivel të Qeverisë
• dokumentet, format dhe teknikat e konsultimeve publike, duke u bazuar në rregulloren përkatëse.

Kriteret për aplikim dhe procesi i aplikimit

• Të drejtë aplikimi kanë të gjithë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që janë të regjistruara dhe veprojnë në Kosovë
• Të interesuarit për të marrë pjesë në trajnim duhet të aplikojnë on-line, në linkun: https://www.surveymonkey.com/r/7RMPZ2Z
• Pjesëmarrja në trajnim duhet të jetë e lidhur me funksionin e stafit në organizatë

Përzgjedhja e pjesëmarrësve

KCSF do të bëjë përzgjedhjen e njëzet e pesë (25) pjesëmarrësve nga organizata të ndryshme.
Vetëm pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kontaktohen përmes e-mailit.
Për informata rreth procesit të aplikimit mund të na kontaktoni çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 16:00 në numrin e telefonit 038 600 633.

Sa kushton?

Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË. Shpenzimet e kafe pauzave dhe drekës mbulohen nga KCSF.

Certifikimi

Me përfundimin e trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes.

Ligjëruesi

Dren Puka – është Drejtor për Hulumtim dhe Avokim në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Ai është përgjegjës për udhëheqjen e dy studimeve kryesore dhe të rregullta për shoqërinë civile, Indeksi Kosovar i Shoqërisë Civile, Matrica e monitorimit për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile. Poashtu, në KCSF Dreni ka dizajnuar programet për ngritje të kapaciteteve të OShC-ve në temat që kanë të bëjnë me qeverisjen e organizatave të shoqërisë civile dhe pjesëmarrjen në hartim të politikave. Është bashkë hartues dhe udhëheqës i Metodologjisë për Monitorim të Standardeve Minimale për Procesin e Konsultimit Publik. Si përfaqësues i shoqërisë civile, ai ka qenë pjesë e grupit punues për hartimin e Strategjisë së parë për bashkëpunim të Qeverisë me shoqërinë civile, ka përfaqësuar pozicionin e shoqërisë civile në grupin punues për hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Liri të Asocimit në OJQ, dhe aktualisht është pjesë e grupit punues për hartimin e Koncept Dokumentit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Afati i fundit për aplikim është e hëne 04 nëntor 2019, ora 12:00.

Qendra e KCSF-së ofron program të rregullt të ngritjes së kapaciteteve dhe shpërndarjes së informatave, si dhe i trajton kërkesat e veçanta për nevojat e OShC-ve që nuk mbulohen nga programet e rregullta.