THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI PËR BASHKËPUNËTORË TË JASHTËM

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë e pavarur dhe jo-për-përfitim e cila angazhohet në zhvillimin e shoqërisë civile dhe përkrahjen e procesit të integrimit europian të Kosovës. Në kuadër të këtyre dy fushave programore, KCSF shfrytëzon instrumente të ndryshme, siç janë: ofrim i informatave, ngritje e kapaciteteve, shpërndarje e fondeve për shoqëri civile, hulumtim dhe avokim.

Në zbatimin e aktiviteteve të ndryshme, KCSF shpesh herë angazhon ekspertë të fushave të ndryshme, vendorë dhe të huaj, si bashkëpunëtorë të KCSF-së. Bashkëpunëtorët e KCSF-së angazhohen për mbajtje të trajnimeve tematike, ofrim të këshillave profesionale për përfituesit e granteve dhe trajnimeve të KCSF-së, përfshirje në hulumtimet e ndryshme të KCSF-së, përfshirje në hartimin e dokumenteve tjera të KCSF-së, etj.

Për të zbatuar Strategjinë e vet afat-gjatë, KCSF i fton të gjithë ekspertët me kualifikime përkatëse dhe përvojë të dëshmuar që të shprehin interesimin e tyre për t’u përfshirë në listën e bashkëpunëtorëve të jashtëm  të KCSF-së, për fushat në vijim:

Zhvillim i shoqërisë civile, me theks në temat: legjislacion për shoqëri civile; pjesëmarrje e shoqërisë civile në vendim-marrje; bashkëpunim në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve publike; fonde publike për shoqëri civile; politikat fiskale për shoqëri civile; qytetari aktive (përfshirë edukimin formal në këtë temë); etj.

Integrim Europian, me theks në temat: politikat e Bashkimit Europian; marrëdhëniet Kosovë – BE; përfshirje e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian; fondet e BE-së për shoqëri civile; etj.

Zhvillim të brendshëm organizativ, me theks në temat: menaxhim të ciklit të projekteve; menaxhim financiar për organizatat e shoqërisë civile; menaxhim dhe qeverisje e brendshme e organizatave të shoqërisë civile; zhvillim të metodologjive dhe teknikave të hulumtimit; zhvillim të mjeteve të komunikimit dhe marrëdhënie me publikun; etj.

Për të shprehur interesimin tuaj, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën office@kcsfoundation.org, së bashku me një shtojcë në CV-në tuaj ku listoni temat për të cilat shprehni interesin tuaj, jo më vonë se më 31 maj 2015.

Varësisht nga aktivitetet dhe temat e veçanta, KCSF do të kontaktojë me ekspertët përkatës nga lista e bashkëpunëtorëve të jashtëm, me qëllim të diskutimit të bashkëpunimit eventual.

Shprehja e interesit nuk nënkupton obligimin e KCSF-së për të angazhuar ndonjë ekspert apo për të vendosur çfarëdo marrëdhënie kontraktuale në mes të KCSF-së dhe bashkëpunëtorëve të KCSF-së.