THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI NGA OJQ-TË

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me përkrahjen financiare të Fondit për Demokraci të Kombeve të Bashkuara (UNDEF), është duke implementuar një projekt dy vjeqar për të fuqizuar përfshirjen e shoqërisë civile në politikë-bërjen demokratike në Kosovë. Konkretisht, objektivat e planifikuara të këtij projekti përfshijnë: 1) Ngritjen e kapaciteteve të OShCve për të ndikuar politikë-bërjen; 2) Asistimin e OShCve për veprim të menjëhershëm në formësimin e politikave; 3) Promovimin e debatit brenda shoqërisë civile për përfshirjen e OShCve në procesin e draftimin të ligjeve dhe politikave publike; dhe 4) Rritjen e vetëdijes së autoriteteve publike për një ambient lehtësues për demokraci pjesëmarrëse.

Nëse organizata juaj është e interesuar që të kontribuojë në hartimin e ndonjë dokumenti publik (strategji, ligj, rregullore komunale apo politikë kombëtare apo lokale), dhe për këtë ju nevojitet ekspertizë ligjore apo ndihmë praktike rreth angazhimit tuaj përgjatë gjithë procesit të hartimit të dokumentit publik, KCSF mund t’ju ndihmojë nëpërmjet anagazhimit të ekspertëve të fushës për të ndihmuar organizatën tuaj në draftimin e rekomandimeve konkrete dhe profesionale, sikurse edhe organizimit të punës së organizatës suaj përgjatë gjithë procesit.

Ekspertiza Ligjore:

Nëse organizata juaj është aktive në një fushë të caktuar dhe tashmë e ka të zhvilluar idenë për kontribut në hartimin e ndonjë dokumenti publik i cili është në fazën e draftimit, mirëpo ju nevojitet ekspertizë specifike e fushës për të avancuar kontributin tuaj përfundimtar.

Ndihma rreth procesit të përfshirjes:

Nëse organizata juaj është aktive në një fushë të caktuar dhe dëshiron të përfshihet në hartimin e ndonjë dokumenti publik i cili është në fazën e draftimit, mirëpo nuk ka mundësi të dizajnojë dhe planifikojë procesin e përfshirjes konkrete.

Për të shprehur interesin tuaj, na informoni lidhur me dokumentin publik në të cilin dëshironi që të kontribuoni, përvojën e organizatës suaj në fushën e caktuar si dhe periudhën kur pritet që dokumenti publik të shqyrtohet, nëpërmjet Koncept Dokumentit për aplikim.

Formën e plotësuar të aplikimit dërgoni në office@kcsfoundation.org apo drejtpërdrejtë në Rr. Fazli Grajqevci 4/a, në Prishtinë, para datës 22 Qershor 2011, ora 12:00. Vetëm organizatat e përzgjedhura do të kontaktohen.