THIRRJE PËR PROPOZIME – SKEMA E GRANTEVE PËR NISMAT E AVOKIMIT NGA ORGANIZATAT ME BAZË NË KOMUNITET

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes projektit “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet’” – i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ofron përkrahje financiare për nismat e avokimit të organizatave të komunitetit.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj skeme është përkrahja e nismave të avokimit të organizatave me bazë në komunitet, të cilat kontribuojnë në ndryshime të shoqërisë në nivelin lokal.

Prandaj Zyra e BE-së dhe KCSF-ja ftojnë organizatat me bazë në komunitet në Kosovë që të aplikojnë me propozime për grante të projekteve.

Shuma maksimale e grantit është 20,000 EUR.

Informatat e tjera lidhur me thirrjen për propozime, duke përfshirë udhëzimet dhe formularët e aplikimit, mund të gjenden në  www.kcsfoundation.org/eugrants.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 12 maj 2016, në ora 16:00. Çfarëdo parashtrese e dorëzuar pas kësaj kohe nuk do të merret parasysh.

KCSF-ja do të organizoj sesione informuese lidhur me këtë Thirrje për propozime për të paraqitur informata kryesore të projektit dhe procedurat e aplikimit, si dhe për të ofruar mundësi për pyetje dhe sqarime.

Luteni të na bashkoheni në sesionet informuese si në vijim:

Për nevoja të kësaj skeme të granteve, organizata me bazë në komunitet konsiderohen të gjitha ato organizata jo-qeveritare të cilat janë të bazuara në një lokalitet të caktuar, janë të fokusuara në adresimin e nevojave të një grupi të veçantë të shoqërisë duke e përfshirë këtë grup në mënyr në punën e tyre, dhe kryesisht punojnë në baza vullnetare.